Finalja e Conference League, kreu i FSHF-së Armand Duka falënderon qeverinë: Të jemi krenar për organizimin

Finalja e Conference League, kreu i FSHF-së Armand Duka falënderon qeverinë: Të jemi krenar për organizimin

Armand Duka

Një ditë pas natës finale të Conference League mes Romës dhe Feyenoodit, e cila u organizua në Tiranë, kreu i Federates Shqiptare të Futbollit, tha se Shqipëria e kaloi testin për të organizuar kompeticione të tilla. Në një deklaratë për mediat, kreu i FSHF-së u shpreh se ndihet krenar që ky event i cili u ndoq në 155 vende në mbarë botë, u organizua në mënyrë perfekte, ndërsa falënderoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunimin. Duka e konsideroi veprim të zgjuar, faktin që qeveria vendosi ditë pushimi zyrtare datën 25 maj, ndërsa bllokoi edhe qarkullimin e mjeteve në kryeqytet.

 ‘Jam krenar për këtë eveniment shumë të ndjekur që e transmetuan 155 vende dhe u ndoq nga rreth 400 milionë njerëz. Uroj Romën për suksesin edhe pse fitues ishin të dyja ekipet e finales. Askush nuk do ta mendonte përpara disa viteve që një vend si Shqipëria do të kishte kapacitete për organizimin e këtyre përmasave.

U dhamë përgjigje të gjithë skeptikëve që menduan se nuk mund të organizonim një finale të tillë. Kemi pritur 60 delegacione zyrtare dhe përfaqësuesit e 25 federatave të ndryshme por edhe drejtuesit e lartë të UEFA-s.  Kemi pritur 20 mijë tifozë në stadium dhe po kaq jashtë stadiumit. Vetëm tani e kuptojmë sa krenarë duhet të jemi. Falënderoj qeverinë, bashkinë dhe drejtuesit e aeroportit, Ministrinë e Financave dhe Kryeministrin. Nuk bëj servilizma por kryeministri u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve tona dhe e falënderoj publikisht.

Kryeministri ka qenë i përfshirë në këtë organizimi dhe ka pritur ankesat tona e të gjitha kërkesat tona, në mënyrë që ne të prisnim tifozët. E ekzagjeruan me qëndrimin e tyre, por ne nuk dolëm nga tradita jonë. Falenderoj mediat, keni promovuar Shqipërinë. Ky event na ka mbushur me eksperiencë shumë. Ne nuk e kishim këtë eksperiencë. Nuk ka ndryshuar, kjo më çon të bëj falanderim për qeverinë, dhe u tregua e zgjuar, pasi e bëri ditë pushimi.’- tha Duka.

Menaxhimi me sukses i finales së parë europiane të futbollit në Tiranë, lë një dritare hapur për organizimin e të tjera eventeve të rëndësishme sportive.

"U dhamë përgjigje të gjithë skeptikëve që menduan se nuk mund të organizonim një finale të tillë.  Mirëpritëm legjendat e futbollit ndërkombëtar si Boniek, Savicevic, Shuker, Toti, Figo, Boban, Van Persi, Tomason, Di Biaxhio, Robi Kean, Aldair, Kandela, e shumë të tjerë. Kemi pritur 20 mijë tifozë në stadium dhe po kaq jashtë stadiumit. Nuk bëj servilizma por kryeministri u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve tona dhe e falënderoj publikisht. Mund të organizojmë superkupën ose kampionate europiane për të rinj", tha kreu i FSHF-së, Armand Duka. 

 

Ndeshja e Conference League doli me rezultatin 1-0 për Romën, ndërsa tifozët në kryeqytet u shpërndanë qetësisht pas ndeshjes.


Lajmi kryesor:

Tirana 'zgjohet' nga ëndrra! Rama: Lamë përshtypje fantastike! Veliaj: Kryeqyteti sot 'xixë'! Nano: Po mendohet shpërblim për policët! UEFA: Çfarë nate në Tiranë


M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?



×

Lajmi i fundit

Meta dekoron doktor Arben Rruginë me titullin 'Mjeshtër i Madh'

Meta dekoron doktor Arben Rruginë me titullin 'Mjeshtër i Madh'