Finalja e vogël Vllaznia-Skënderbeu, priten më pak tifozë në Air Albania! Ndeshja e fundit për Brdaric?
Vllaznia-Skënderbeu gjatë sezonit
Të premten në orën 19:00 në Air Albania luhet finalja e vogël e Superligës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Një 90 minutësh i skemës së ‘final-four’, që ishte menduar se do vlente për të përcaktuar skuadrën që do shkonte në kupat e europës, por për faktin që korçarët janë të dënuar nga UEFA ky detaj nuk vlen. Për rrjedhojë ndeshja do ketë vetëm vlerë statistikore, ndërsa mund të jetë e fundit edhe për trajnerin e Vllaznisë Thomas Brdaric. I pyetur për këtë detaj, kroato-gjermani dribloi me përgjigjjen.
“Duhet ta shkundim pak situatën në këtë ndeshje të fundit, me qëllim që ta ndahemi në mënyrën më të mirë me tifozët. Është e fundit për këtë sezon dhe duhet të ndahemi në mënyrën me të mirë me ta,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Sa i përket Skënderbeut, korçarët janë të orientuar për të nxjerrë në pah talentet në këtë fund sezoni. Korçarët pasi shitën sulmuesin Frenklin janë shumë afër të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Xhantun. Për 23-vjeçarin kamerunas ka një ofertë 200 mijë euroshe nga Danimarka dhe marrëveshja është thuajse e mbyllur.
Për finalen e vogël të ‘final-four’ ka pak interes edhe nga tifozët. Në Air Albania pritet një numër më i vogël mbështetësish sesa në dy gjysmëfinalet, ndërsa edhe çmimet nuk janë favorizuese. Bileta më e lirë është 1 mijë lekë pas porte dhe më e shtrenjta 4 mijë lek në tribunën vip.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?
-
Po
34.5%
-
Jo
57.2%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 3800
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime te Vllaznia, Vioresin Sinani rikthehet në stol
10 Qershor, 21:37
-
Zyrtare/ Egnatia firmos me Regi Lushkjan dhe mbrojtësin azer
10 Qershor, 21:04
-
Disiplina dhe Etika i bllokojnë merkaton Skënderbeut, paralajmërohet Tirana
7 Qershor, 17:01
-
Tjetër 'firo' te Tirana, ylli i mesfushës akord me Vllazninë
1 Qershor, 19:46
-
Zyrtare/ Ka luajtur në Champions League, Tirana emëron drejtor sportiv Agim Ibraimin
31 Maj, 21:44
-
Zyrtare/ Tirana pa kapiten, largohet edhe Erion Hoxhallari
29 Maj, 16:34
-
Zyrtare/ AF Elbasani konfirmon Nevil Deden për Superligën, afron në stol ish-portierin e Kombëtares
29 Maj, 16:01
-
VIDEO/ Dwamena u shfaq në ekranin e 'Air Albanias', si ish-kapiteni i ndjerë motivoi Egnatian në finalen me Partizanin
28 Maj, 20:08
-
Fituan titullin kampion, Egnatia bën ndryshime në stadium
28 Maj, 19:34
-
Fitimi i titullit, Demrozi premton 3 shpërblime për stafin! Aleksi: Presidenti e mban fjalën, paratë i mban në makinë
27 Maj, 13:07
-
Historike/ Egnatia mposht 0-1 Partizanin në finale dhe fiton për herë të parë trofeun e Superligës shqiptare! 'Demat' zbresin nga froni
26 Maj, 20:57
-
Miqësi dhe rivalitet, Shehi dhe Tetova kërkojnë trofeun e kampionit në Superligë
25 Maj, 22:50