Finalja që të gjithë prisnin në Wimbledon, Djokovic dhe Alcaraz për lavdinë

Finalja që të gjithë prisnin në Wimbledon, Djokovic dhe Alcaraz për lavdinë

Djokovic dhe Alcaraz

Ashtu siç të gjithë tifozët e tenisit shpesonin, finalja e Wimbledon për meshkuj këtë sezon do jetë mes Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz. Dy tenistët më të mirë në botë u nisën mes 128 sportistëve dy javë më parë në këtë turne, teksa ia dolën të siguronin finalen e madhe që luhet nesër (e diel) 15:00.

Novak Djokovic, numri 2 i botës (për momentin) bëri pjesën e tij duke mundur me vështirësi të riut italian Jannik Sinner 6-3, 6-4, 7-6 (4) në dy orë e 47 minuta lojë. Ai u ndoq në finale nga numri 1 më i ri në historinë e tenisit, 20-vjeçari spanjoll Carlos Alcaraz, i cili bëri punën edhe më të mirë kundër Daniil Medvedev në tre sete turpëruese që folën për 20-vjeçarin.

Djokovic ka mundësinë që të arrijë në tetë fitore në Wimbledon, duke barazuar Roger Federer, teksa mund të sigurojë një rekord me 24 Grand Slame të fituara në karrierë. Kundër Alcaraz, serbi nuk do e ketë të lehtë, pasi spanjolli synon të mbajë vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Një 20-vjeçar kundër një 36-vjeçari me përvojë, që kërkon të sigurojë lavdinë në fundin e karrierës së suksesshme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!