Finalja vendoset që në minutën e 2, Algjeria mposht Seneglin dhe fiton Kupën e Afrikës

Finalja vendoset që në minutën e 2, Algjeria mposht Seneglin dhe fiton Kupën e Afrikës

Algjeria është shpallur fituesja e Kupës së Afrikës pasi në finale ka mposhtur minimalisht 0-1 Senegelin në takimin e zhvilluar në Kairo të Egjiptit. Goli që vulosi këtë sfidë u realizua shumë shpejt, pasi që në minutën e 2 Bunedxhah goditi fort jashtë zone, me topin që mori një devijim të lartë dhe përfundoi në portë.

Senegali pas këtij moment u përpoq të reagonte dhe tentativat nuk munguan. Në disa raste lojtarët ishin të pasaktë, ndërsa në disa të tjerë fati nuk ishte me ta. Për t’u veçuar në këtë sfidë ishte edhe një penallti e akorduar për Senegaalin në minutën e 60-t, por që u anullua me Var.

Në fund pati vend vetëm për trishtim, pasi Senegeli humbi mundësinë që të triumfonte për herë të parë në këtë kompeticion. Ndërkohë për Algjerinë kjo ishte hera e dytë që ngrinte lart kuëpn e Afrikës, pasi diçka të tillë e kishte bërë edhe në 1990 kur kishte qenë edhe organizatorja e kompeticionit.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Algjeria kishte mposhtur 2-1 Nigerinë, ndërsa Senegali kishte kaluar me rezultat minimal 1-0 Tunizinë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh