Ministria e Fiunancave po u jep dorën e fundit ndryshimeve të zërave fiskalë në ligjin për Buxhetin e Shtetit 2014. Pas negociatave me ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, është arritur në përfundimin se ligji i buxhetit për këtë vit do të pësojë ndryshime, të cilat pritet të kalojnë për miratim në qeveri. Këto ndryshime do të prekin kryesht zërin e shpenzimeve, ku do të ketë ndryshime fondesh tek investimet.
/Shqiptarja.com












