Financat publike/ Ministria: Koncesionet PPP nuk janë një instrument borxhi

Financat publike/ Ministria: Koncesionet PPP nuk janë një instrument borxhi

Ministria e Financave, në një prononcim të posaçëm, ka pohuar se dhënia me koncesion/PPP e një pune, shërbimi apo vepre, nuk është një instrument borxhi, por një alternativë që përzgjidhet nëse ofron vlerën më të mirë për para. Sipas Financave, në çdo rast është bërë krahasimi mes metodës së PPP-ve dhe variante të tjera të mundshme për të realizuar një projekt, si p.sh. procesi i tenderimit. Ministria pohon se aktualisht është duke u asistuar nga Banka Botërore në lidhje me implementimin e procesit të monitorimit të ecurisë dhe zbatueshmërisë së kontratave të koncesionit/PPP me qëllim minimizimin e risqeve fiskale që burojnë nga këto kontrata.

A llogariten koncesionet PPP si borxh?

Referuar kuadrit ligjor për koncesionet/PPP, dhënia me koncesion/PPP e një pune, shërbimi apo vepre nuk është një instrument borxhi, por një alternativë e njohur edhe ndërkombëtarisht, e cila përzgjidhet nëse ofron vlerën më të mirë për para, në përputhje me dispozitat e ligjit 125/2013 “Për koncesionet/PPP”, të ndryshuar.

A ka propozuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë variante të tjera të leverdishmërisë, si prokurimi publik për të shmangur rreziqet që vijnë nga zbatimi i kontratave PPP?

Në lidhje me pyetjen, nëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka propozuar variante të tjera të leverdishmërisë të tilla si prokurimi publik për të shmangur rreziqet që vijnë nga zbatimi kontratave PPP, ju bëjmë të ditur se në zbatim të nenit 8 të VKM-së, nr. 575, datë 13.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/Partneritet Publik-Privat” i ndryshuar, krahasimi midis metodës PPP dhe prokurim publik në përzgjedhjen e alternativës më të leverdishme është detyrim ligjor.

Ky krahasim është pjesë e studimit të fizibilitetit, i cili përgatitet nga Autoritetet Kontraktuese që, referuar fushës përkatëse të përgjegjësisë, autorizohen për të dhënë një punë apo shërbim me koncesion/PPP. Ministria e Financave dhe Ekonomisë për çdo projekt që paraqitet për vlerësim apo miratim tek ajo, në përmbushje të detyrave të saj të përcaktuara në ligjin 125/2013 “Për koncesionet/PPP”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore për Koncesionet /PPP, verifikon nëse ky krahasim është pjesë e studimit të fizibilitetit dhe nëse është argumentuar që metoda koncesion/PPP është më e leverdishme se prokurimi publik.

Si realizohen procedurat e dhënies me koncesion dhe në çfarë monedhe?

Procedura e dhënies me koncesion/PPP është një procedurë konkurruese, e cila shpallet në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe është e hapur për të gjithë operatorët ekonomikë shqiptarë dhe të huaj dhe që zhvillohet në përputhje me parimet dhe parashikimet e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Në Prokurimin Publik”, të ndryshuar.

Sjellim në vëmendje se, në nenin 3 të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe AMF “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare” është parashikuar se: “Në veprimtarinë e tyre, palët do të kujdesen që të përkthejnë dhe komunikojnë në monedhën kombëtare, të gjitha vlerat që shoqërojnë marrëdhëniet dhe raportet financiare, në rastet kur kjo nuk kufizohet nga kërkesat ligjore, kontraktuale apo standarde të tjera dhe kur nuk cenohet perceptimi mbi vlerën apo natyrën e veprimtarisë.

Konkretisht, në kontratat e përmendura nga ju është lehtësisht e verifikueshme se kryerja e pagesave do të bëhet në monedhën lek, ndërsa lidhur me përdorimin e monedhës së huaj, sqarojmë se kjo monedhë është përdorur vetëm në parashikimet e nevojshme për kryerjen e studimit të fizibilitetit.

Si do të monitorohen këto kontrata dhe rreziqet që mund të vijnë prej tyre?

Aktualisht, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke u asistuar nga Banka Botërore në lidhje me implementimin e procesit të monitorimit të ecurisë dhe zbatueshmërisë së kontratave të koncesionit/PPP, me qëllim minimizimin e risqeve fiskale që burojnë nga këto kontrata. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjit nr.125/2013 “Për koncesionet/PPP” të ndryshuar, të gjitha Autoritetet Kontraktuese do të kenë detyrimin për të raportuar pranë MFE mbi ecurinë e kontratave të koncesionit/PPP që kanë në fushën e tyre të përgjegjësisë.

Qëllimi i procesit të monitorimit të kontratave të koncesionit/PPP nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë konsiston edhe në identifikimin e të gjitha atyre kontratave që mbartin risqe dhe kanë ndikimin më të rëndësishëm në buxhet dhe hartimin e rekomandimeve për minimizimin e risqeve me ndikim buxhetor.

Koncesionet dhe PPP-të

Ministria e Financave vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të Partneritetit Publik-Privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale. Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit.

Për sa i përket respektimit të nenit 4/2 të ligjit, nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor ku përcaktohet se “…shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.”

• Për vitin 2019, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, është rreth 20.97 miliardë. Për vitin 2019, pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP, kapin vlerën rreth 12.7 miliard8 lekë.

• Rrjedhimisht, në buxhetin 2019 është respektuar kufizimi ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi vlera e parashikuar prej 12.7 miliardë lekë për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2019, përbën vetëm 3% të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2018, prej 419.4 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2018, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka intensifikuar monitorimin e performancës financiare të kontratave koncesionare/PPP-ve me mbështetje buxhetore. Ky monitorim është kryer në mënyrë periodike mbi bazë tremujore, me qëllim identifikimin dhe monitorimin hap pas hapi të risqeve potenciale që mund të materializohen nga implementimi i tyre. Për sa i përket ecurisë faktike të pagesave koncesionare, për periudhën janar-shtator 2018 dhe pritshmëritë deri në fund të vitit 2018, në vijim jepet një tablo përmbledhëse:

• Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2018, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, janë në total 7.37 miliardë lekë. Nga këto, 2.85 miliardë lekë janë investime dhe 4.5 miliardë lekë shpenzime korente.

• Kundrejt faktit të vitit 2017 që kapi vlerën 6.5 miliardë lekë, plani 2018 rezulton rreth 13.2% më i lartë ose 858.7 milionë lekë më shumë.

• Pagesat faktike në total për 9-mujorin 2018, rezultojnë 6.4 miliardë lekë ose 79.3% e planit vjetor 2018. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji mars me 1.85 miliardë lekë disbursim, nga të cilat 1.35 miliardë lekë është pagesa “one-time” e kontratës koncesionare të HEC-it mbi lumin Devoll.

Duke nisur nga viti 2019, monitorimi dhe raportimi mbi kontratat koncesionare/PPP do të institucionalizohet përmes përfshirjes në udhëzimin vjetor të ministrit të Financave dhe Ekonomisë mbi zbatimin e buxhetit të shtetit, të skedulit të detyrueshëm kohor të raportimit të tyre nga çdo autoritet kontraktor dhe të formateve standarde përkatëse, me qëllim thellimin e analizës dhe rritjen e transparencës. Në bazë të vlerësimit të deritanishëm, rreziku që pagesat për koncesionet/PPP të tejkalojnë limitin ligjor është i ulët, për sa kohë që numri i koncesioneve/PPP të reja mbahet nën kontroll.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/08/2019 17:10

    PPP a jane borxh per tu lare ne vitet qe vine ? Kush nuk i do veprat publike si rruge hekurudha,aeroporte .Te gjithe qytetaret gezohen kur lehtesohen sherbimet,por a jane kosto e fryre mbi realen? Pervec rruges se Arberit te tjerat me duken pa efektivitet ekonomik ,sidomos Thumane -Vore dhe Orikum -Llogara si dhe Milot -Balldren. Rruge qe po behet nga shteteti si Kardhiq -Delvine dhe rikonstruksioni i aksit me te rendesishem Kombinat -Plepa ,jane me efektivitet te larte, per shkurtim kohe si dhe rritjen e potencialit turistik dhe ekonomik te zonave ku kalojne.Parate e popullit, jane per te miren e tij dhe jo per qoka nga qeveritaret.Shteti eshte si shtepia se po se mbajte mire te ze brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë