TIRANE- Bashkia e Sarandës ka nisur procedurën për kthimin e rezidencës qeveritare në një kampus të ri, ku do të ndërtohen ambiente sportive dhe institucione arsimore. Për financimin e projektit do të akordohen 276 milionë lekë, ndërsa investimi do të ndahet në disa lote. Tenderi për ndërtimin e kampusit të ri do të nisë më datën 30 nëntor. Afati për përfundimin e projektit do të jetë 13 muaj.