Shqiptari Abri Buçpapaj është në kërkim nga autoritetet Finlandeze dhe dyshohet se mund të ndodhet në Barnet të Anglisë. Ai është i akuzuar për tre vepra penale, për sulm ndaj një gruaje dhe një fëmije, tentativë për të përdhunuar një grua dhe tentativë për vrasjen e një tjetër gruaje dhe një burri. Të gjitha këto ngjatje kanë ndodhur në një hark kohor, nga korriku i vitit 2010 deri në nëntor të 2011.

Abri Buçpapaj, 35 vjeçari shqiptar është një nga 17 shtetasit e huaj, i cili kërkohet nga policia e interpolit të Finlandës.
Policia finlandeze ka shpërndarë foto të shumta të këtyre 17 personave nëpër qytete dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë policinë nëse shikojnë në rrugë këtë person, dhe për asnjë arsye të mos u afrohen atyre.  

Në një prononcim, Dedektivi i Njësisë së Ekstradimit Sunfire Four, tha “ Këta persona përbëjnë një rrezikshmëri shumë të madhe për të gjithë qytetarët ndaj është i nevojshëm arrestimi i menjëhershëm i tyre dhe vënia përballë gjkatës”.

Forcat e Njësisë së Ekstradimit janë duke punua fort për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë së këtyre personave të cilët kanë shtetësi të ndryshme.

Redaksioa Online
(o.b/ Shqiptarja.com)