Shenjat urgjente që trupi juaj ka nevojë për Magnez, Altin Joka: Ja ushqimet ku ta gjeni magnezin

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për rëndësinë e magnezit në trupin tonë, pasojat që na shfaqen nga mungesa e tij në organizëm si dhe sëmundjet që mund të shfaqen nga kjo mungesë.  

”Magnezi është një mineral shumë thelbësor që luan një rol jetik në shumë proçese fiziopatologjike të trupit tonë dhe është i përfshirë në mbi 600 proçese kimike të trupit tonë” tha Altini në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se në trupin e njeriut ka rreth 20-25 gram magnez dhe 70% e tij gjendet në kockat tona, pjesa tjetër në muskuj dhe vetëm 1% gjendet në gjak.

Magnezi së pari sintetizon proceset e ADN-së tonë, e dyta merr pjesë në riprodhimin tonë, balancon oksidin nitrik në trup, kontribuon në mbajtjen në gjendje të shëndetshme të veshkave, në prodhimin e enzimave dhe asimilon vitaminat në trup, duke përfshirë vitaminën B, D, E, duke ndikuar në formimin e indit kockor, sikurse forcon sistemin imunitar. Sasia e magnezit, parandalon dhe gurët në veshka.

”Magnezi ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe përmirëson tretjen, sikurse është një element shumë thelbësor për sistemin nervor, pasi transmeton stimujt elektrik nervor” theksoi Altini, duke shtuar se magnezi është thelbësor tek problemet e migrenës, dhimbjeve të kokës dhe në përformancën atletike. Sipas një studimi, është parë se personat që kanë Alzaimer, kanë nivel më të ulët të magnezit, ndërsa ndikon në simptomat e premenopauzës, menopauzës dhe post menopauzës.

Por si mund të identifikohet mungesa e magnezit? Cilat janë shenjat që jep trupi ynë?

“E para kur na vjen shpesh për të vjellë, kur kemi spazma muskulore, probleme në qarkullimin e gjakut, probleme me ritmin e zemrës, dhimbje e shpeshtë koke që kthehet në kronike, pagjumësi kronike, rritje ankthi në mënyrë kronike, kapsllëk të vazhdueshëm apo kur na dalin njolla të bardha tek thonjtë” nënvizon Joka.

Sipas tij, sa më shumë të stresohemi, aq më shumë ulet magnezi në trupin tonë. Altin Joka thekson se është pro përdorimit të ushqimeve bimore që kanë magnez, duke mos preferuar shumë suplementet farmaceutike.

”Ne kemi magnez, tek bamja, domatja, rukola, asparagu, finoku, koperi, avokado, mango, rrushi, ftoi, arrat, thjerrëzat, qiqrat, tek xhinxheri, kamomili” thotë Joka, duke vijuar se ne e marrim magnezin në tre burime bazë: tek bimët jeshile, tek farat dhe tek arroret që janë të pasura me magnez dhe duhen konsumuar çdo ditë. Nëse ndiqet kjo dietë, përmirësohet vitamina D, nivelet e hekurit, nivelet e magnezit, kalciumit vetëm me dietë, pa suplemente. Sipas një studimi në Australi, njerëzit duhet të marrin 550 miligram magnez.

Për të përmirësuar nivelet e magnezit në trupin tonë, duhet të shtojmë arroret, farat, jeshillëqet, po ashtu çajin e hithrës, çajin e kamomilit, duke shmangur kafenë, çajin e zi dhe mos marrim shumë kalcium, pijet e gazuara, glutenin. Gjithashtu shumë e rëndësishme është të ulim stresin, të flemë më herët dhe do të shohim sa mirë do eikulibrohet magnezi në trupin tonë. Në fund Altin Joka tha se magnezi si suplement mund të konsumohet, por jo në kohë të gjatë dhe për gjendje të caktuara shëndetësore, pasi sjell komplikacione të tjera, ndaj ka nevojë dhe për një pauzë gjatë përdorimit.   

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim