HELSINKI, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ - Më shumë se 10 mijë finlandezë kanë braktisur Kishën Protestante që prej së premtes në reagim të qëndrimeve për martesat homoseksuale, sipas llogarive në faqet e internetit kushtuar çështjes për tërheqjen nga kisha.
Parlamenti finlandez miratoi të premten një iniciativë qytetare për të lejuar martesat homoseksuale, një etapë e rëndësishme para votimit të një ligji në fillim të vitit 2015, që mori mbështetjen e kryepeshkopit, Chari Makinen.
Kryepeshkopi theksoi se ishte shumë i kënaqur për rezultatin e votimit, një deklaratë që ka zhgënjyer anëtarët më konservatorë të kishës.
Të premten dhe të dielën, më shumë se 13 000 persona braktisën kishën nëpërmjet faqes së internetit eroakirkosta.fi kushtuar kësaj çështjeje.
"Mesazhi i kryepeshkopit ishte i destinuar për liberalët pranë Kishës, por u kthye kundër vetë Kishës", theksoi në një komunikatë presidenti i Lidhjes së mendimtarëve të lirë, Petri Karisma, krijuesi i kësaj faqeje.
Sipas statitikave të eroakirkosta.fi, më shumë se 5 200 persona kanë braktisur të dielën kishën. Bëhet fjalë për numrin më të madh të të tërhequrëve në një ditë që prej katër vjetësh./
/ec/ a.jor.









