Fiorentina i ofron rritje page Chiesa-s, Inter në sulm për ‘yllin’ e Tottenham

Fiorentina i ofron rritje page Chiesa-s, Inter në sulm për ‘yllin’ e Tottenham

Fiorentina dhe Frederico Chiesa është një martesë e cila të paktën nuk do të ketë divorc së shpejti. Kështu shkruajnë mediat italiane të cilat thonë se presidenti i klubit viollcë Rocco Cimisso ka ndërmarë hapa për të rinovuar me talentin 21-vjeçar që kërkohët nga skuadrat elitë në Itali, Interi dhe Juventusi.

Cheisa-s i skadon kontrata në vitin 2022, por presidenti po synon ti rrisë pagën me qëllimin kryesor që të paktën mos të largohet në merkaton e janarit. Për këtë arsye Chiesa-s i janë ofruar 4 mln euro pagë neto plus bonuse. Mbetet për t’u parë nëse futbolllisti do të pranojë ose jo.

Ndërkohë mediat në Itali dhe konkretisht ‘Corriere dello Sport’, shkruan se Interi po mban nën vëzhgim intensive situatën e mesfushorit Eriksen. Zikaltërit për momentin janë të fokusuar shumë edhe te Vidal, por pista e danezit është shumë interesante.

Me ardhjen e Mourinho-s ai është më larg të qenit lojtar kryesor dhe duke ditur faktin që në verë i skadon kontrata Inter mund ta marrë për 25 mln euro. Kontaktet mes klubeve tani janë venë, ndaj edhe me lojtarin po negociohet. Mbetet për t’u parë se si do të avnacojë kjo tratativë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'