Fiori Dardha: Falë mjekëve familja
ime fitoi sot provimin e jetës /FOTO 

Fiori Dardha: Falë mjekëve familja<br />ime fitoi sot provimin e jetës /FOTO 
Ditëve të fundit akuzat ndaj bluzave të bardha janë kthyer në temën e ditës. Vdekja e foshnjes dhe nënës në maternitetin ‘’Koço Glozheni’’ ka vënë në qendër të sulmeve mjekët e këtij spitali.

Por ana tjetër gazetarja e njohur Fiori Dardha në një postim në rrjetin social Facebook, ka bërë një falënderim të përzermët për bluzat e bardha pasi i kanë shpëtuar jetën nënës së saj.

Statusi i Fiori Dardhës në Facebook:
 
‘’Muajt e fundit me eshte dashur te shkoj shpesh ne spitale e te takohem thuajse cdo dite me mjeke.

Sa lot, sa ankth, sa stres kane pare e perballuar keta mjeke, qe u eshte dashur te bejne edhe psikologun per te na qetesuar.

Edhe sot derdha lot, por ishin lot gezimi! 
Sot familja ime mori noten e nje provimi shume te rendesishem: provimit te jetes! 

Fale punes se palodhur, perkushtimit e dashamiresise se ketyre mjekeve, mamaja ime fitoi nje lufte te madhe!

Mirenjohje pafund per mjeket, infermieret, menaxheret e gjithe stafin e ketij spitali! 

Zoti na ndihmofte te gjitheve e na dhente shendet!’’
fiori dardha
  (Fiori Dardha së bashku me ekipin e mjekëve)


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois