TIRANE- Nga data 9 korrik 2014, Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim kartëmonedhën me prerje 5000 Lekë me kurs ligjor, emetim i vitit 2013. Kartëmonedha ruan të njëjtën pamje dhe dimensione me ato të kartëmonedhës 5000 Lekë, emetim i vitit 2007, hedhur në qarkullim më 15.05.2009. Por, në kartëmonedhën e re janë shtuar apo përmirësuar disa element, që kanë të bëjnë me sigurinë. Këtu përfshihet në rradhë të parë zgjerimi i shiritit gjatësor, i cili, nga 1.5 milimetra, bëhet 3 milimetra, duke qenë më i dukshëm dhe më pak i falsifikueshëm.