Firma e ish-ministres së Kulturës për Jonida Beqon, si drejtoreshë në TKES, reagon Kiço Londo: Informacioni, i mangët

Ndonëse, prej një muaj konkursi për garën e drejtorit të ri në Teatrin Eksperimental është mbyllur. Në garë ishin vetëm dy kandidatura, ajo e Kiço Londos edhe Jonida Beqos. Ende nuk dihet se kush do të drejtojë këtë teatër, në të cilin puna ka nisur normalisht. Megjithatë, Londo informacionin e bërë tanimë publik, se ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka firmosur emrin e Jonida Beqos,(Lexo këtu), për ta dorëzuar në qeveri, e quan të mangët. 

 “Pavarësisht nga informacioni i mangët që ju, keni puna do të vazhdojë me ritëm edhe TKES ka rrugë të gjatë për të bërë përpara”,-tha Kiço Londo, drejtori aktual i TKES, gjatë një prononcimi për Report Tv.

Londo më tej shton se përpos gjithçkaje rëndësi ka që në teatrin eksperimental do të vazhdojë puna edhe kalendari i sezonit, që është miratuar nga bordi nuk mund të zhbëhet:

Kalendari është bërë në fillim të stinës teatrore edhe këtyre gjysma e tij, unë i bindem vendimeve të bordit të marra në fillim të stinës dhe normalisht që ligji nuk lejon që vendimet të diskutohen”.

Kiço Londo, drejtori aktual i TKES

Pas shfaqjes “Dome” në teatrin Eksperimental do të ngjiten në skenë vepra, si Antigona, Oskar Wilde, por nuk do të mungojnë as premierat për fëmijë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë