Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të thyejë heshtjen disa ditore, duke u rikthyer të bëjë shefin e opozitës, pavarësisht deklaratës së tij se është vetëngrirë.
 
Megjithatë akuzat e tij, këtë radhë kanë qenë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndërtimet që po bëhen në zonën e “21 Dhjetorit”.
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i firmës ndërtuese “Arlis sh.p.k” po ashtu pjesë e akuzave të Lulzim Bashës.
 
Kompania ka sqaruar se si në fakt planin e ka miratuar vetë Basha dhe se leja është një teknikalitet që kryhet online dhe merret për 45 ditë.
 
Pra, nëse është miratuar plani (që për rastin në fjalë e ka miratuar Basha dhe më poshtë janë dokumentet), leja është dicka krejt e dorës së dytë.
 
Mirëpo, mesa duket kunati i Bashës ka qenë ai që ka penguar edhe lejen, duke kërkuar nga firma e ndërtimit një pjesë të mirë të mirë të investimit si bakshish.
 
Pra, kunati i Bashës siç dhe shprehet firma ndërtuese, ka kërkuar pjesën e tij pasi në të kundërt, ai do e quante “lulishte” vendin e ndërtimit.
 
Pra, zot në bashki kur Basha flinte, ishte kunati, i cili sulmohet sot fort nga PD si njeriu që kontrollon Bashën.
 
Sot përmes një postimi të gjatë në Facebook, firma e ndërtimit i kujton zotit Basha se ka qenë pikërisht ai që ka lëshuar lejen e ndërtimit, në vitin 2013, së bashku me Planin Vendor të kryeqytetit, kohë kur ai ishte ende kryebashkiak.
 
Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës. Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë” thekson firma në fjalë.
 
Më tej në reagimin e saj firma e ndërtimit i kujton Bashës edhe gjobëvënien që ky i fundit kërkoi të bënte ndaj punimeve dhe kompanisë në fjalë, përmes kunatit të tij Erjon Isufi.
 
Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t’i “falur” nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje “gjobe” per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte.
 
Kur ne refuzuam gjoben e Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur “lulishte” pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit
” theksohet në deklaratën e “Arlis Sh.p.k”.

Investigimi, faktet e ndërtimit pranë “21-shit”
Por, si është e vërteta e gjithë kësaj historie me lulishte e gjoba nga kunati i Bashës ndaj subjekteve private, por edhe se si në fakt është e vërteta e lejes së ndërtimit e dhënë me disa kushte të ndryshuara nga Bashkia e Tiranës.
 
Ka ca fakte të pakundërshtueshme që e sqarojnë qartë sagën e nisur nga Basha me kunatin që kërkonte para dhe që u mbyll nga bashkia e re.
 
Faktet janë se:
Trualli në fjalë është pronë private e një subjekti privat. Ky subjekt ka aplikuar për leje ndërtimi në bashkinë e Tiranës, në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës të vitit 2013, kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha. Sipas këtij plani nën njësinë 7/8, parashikohen ndërtime banimi dhe shërbimesh. Pra, në zonën për të cilën Basha sot akuzon se po i prishet “lulishtja”.
 
Fakti i dytë është që nëse një subjekt aplikon në Bashki për leje ndërtimi ndërkohë që prona e tij është e pastër dhe brenda të gjithë normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, bashkia brenda 45 ditësh ka detyrimin t’ia miratojë lejen e ndërtimit. Në të kundërt ajo miratohet në heshtje dhe për përgjegjësit ka ndjekje penale për shpërdorim detyre.
 
Fakti tjetër që bën diferencën në fakt është se ky projekt i cili do të zhvillohet në 3 faza, ku Bashkia Tiranë do të përfitojë plot 5 mln euro taksë nga ndërtuesi.
 
Por ajo që bën diferencën është fakti se sipas dakordësimit bashki-zhvillues, në fazën e dytë subjekti të ndërtojë në formë donacioni një ndërtesë 5 katëshe për bashkinë e Tiranës dhe parking nëntokësor.
 
E ç’është më kryesorja, i gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit, pjesa tjetër do të jetë hapësirë e gjelbër dhe do i kalojë pronësia bashkisë, pra do të jetë aset publik.
 
Fakt është po ashtu se bashkia nuk ka asnjë fuqi të ndalojë një subjekt të zhvillojë, për sa kohë ai subjekt plotëson normativat e zhvillimit te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi.
 
Thënë këto, është e qartë se Basha kryetar opozite sot, ka shkruar kundër Bashës kryebashkiak dje. E jo vetëm kaq.
 
Sipas kunatit të Bashës do kthehej në “lulishte” vetëm nëse nuk jepej ryshfeti i majmë (gjysma e pronës), ndërsa sot, do jetë hapësirë e gjelbër dhe prona si aset publik.
leja per firmen arles
Plani vendor i bashkise Tirane i miratuar me firmen e Berishes dhe Bashes

Basha: Unë bëra lulishten, Veliaj lejoi betonizimin
Basha deklaron se lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e tij si kryebashkiak i Tiranës, por akuzon Veliajn se lejoi betonizimin.
 
Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës.
 
Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës
’ shprehet Basha.
 
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës.
 
Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.
 
Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.
 
Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.
 
Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë.


Banorët kundër pallateve, përplasen me policinë, shembin gardhin
Banorët e zonës së ish-Parkut të Autobusëve kanë protestuar në dy ditët e fundit kundër ndërtimit të pallateve te rruga e Kavajës.
 
Mbrëmjen e djeshme ata janë përplasur me policinë, ndërsa 5 aktivistë u shoqëruan në komisariat.
 
Banorët kanë paralajmëruar se protestën do ta vazhdojnë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohen pallate në lulishte, pasi sipas tyre është e vetmja hapësirë e gjelbër në atë zonë.
 
Deklarate e plotë e firmes se ndertimit ARLIS SHPK
Jemi njohur para pak me deklaraten e z. Basha ish-kryetar i Bashkise se Tiranes dhe autor i Planit Vendor 2013 qe parashikon shvillimin e prones tone private ne Rr. e Kavajes - shih bashkangjitur planin me firmen e z. Basha!
 
Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës.
 
 Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë.
 
Procedura është ndjekur nga subjekti përgjatë vitit të kaluar, kur në fuqi ishte ende plani urbanistik i hartuar nga Lulzim Basha.
 
Sipas legjislacionit në fuqi, nëse një subjekt aplikon për një leje ndërtimi brenda normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, si dhe prona e tij është e pastër, Bashkia ka detyrimin që brenda 45 ditëve të miratojë lejen e ndërtimit, përndryshe kjo leje miratohet në heshtje dhe funksionarët përgjegjës ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.
 
Objekti privat në fjalë është një objekt multifunksional për banim dhe shërbime. Ky objekt do të zhvillohet ne 3 faza. Prona nuk ka qene kurre lulishte ashtu si dhe banoret perreth jetojne ne pallate qe gjithashtu ishin me bar nga ish uzina, por si dhe ne i zhvilluan privatisht.
 
Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t'i "falur" nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje "gjobe" per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte.
 
Kur ne refuzuam gjoben e Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur "lulishte" pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit.
 
Ne 2015en Bashkia e re rriti ndjeshem taksat per ndertuesit gjer ne 10-fish per ndertuesit, ndaj sot Bashkia e Tiranës nga të treja këto faza përfiton jo pak por 5 milion Euro takse per investime publike.
 
Per me teper Bashkia e re ka kerkuar qe 50% e territorit te lihet e gjelber si lulishte per komunitetin.
Ne terma financiare, per kompanine tone pagesa e kesaj takse gjigante dhe falja e gjysmes se prones komunitetit, eshte njesoj ne vlere me ate qe kerkonte Kunati. Por ne pranuam me mire t'ja japim kete Bashkise per interes publik sesa nje individi privat te lidhur me ish-kryetarin!
 
I gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit privat mbi të cilin zhvillohet, gjysma tjetër e truallit do të kthehet në hapësirë të gjelbër publike, kurse pronësia mbi këtë hapësirë i kalon përfundimisht Bashkisë si prone publike.
 
I lusim te gjithe politikanet te mos abuzojne me pronen tone private as sot me protesta qe na vene gjobat e rradhes - kemi paguar taksat 10fish e po falim gjysmen e prones, nuk mundemi t'ju japim me shume!


firma arles dokumentat e lejes

firma arles dokumentat e lejes
 Me rreth lulishtja ku parashikohet ndertimi i pallatave