Dekreti/ Braçe: Pushtet pa zgjedhje nuk ka më! Ka vdekur qysh në 2017-tën /REAGON politika

Dekreti/ Braçe: Pushtet pa zgjedhje nuk ka më! Ka vdekur qysh në 2017-tën /REAGON politika

Pas firmosjes së dekretit të anulimit pa afat të zgjedhjeve lokale nga ana e presidentit Meta, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Ngjela-Metës: Hyn që hyn në burg, zhdekreto edhe Këshillin e Ministrave!

Avokati Spartak Ngjela ka ironizuar zhdekretimin e zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta.

Ngjela në një postim në Facebook i bën thirrje Metës që të zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave.

"E dini pse? Sepse, hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat…"-arsyeton avokati.

Postimi i plotë:

Meta na dha të drejtën për të qeshur…

Ore, ky Meta… derisa zhdekretojë ditën e zgjedhjeve, të bëhet akoma më trim, dhe të zhdeketojë edhe Këshillin e Ministrave aktual. Edhe Këshillin e Ministrave po vetë e ka dekretuar.

E dini pse? Sepse, hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat…

Ora 13:09
Bylykbashi kujton vitin 2015: Precedenti i harruar që i jep të drejtë Metës

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta pas firmosjes së dekretit për anulimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Bylykbashki e ka paralelizuar këtë situatë me rastin e vitit 2015, sipas së cilit askush nuk e ka përmendur deri më sot.

Ish-deputeti kujton se, në janar të vitit 2015 Parlamenti shfuqizoi ligjin duke krijuar vakum jo vetëm në legjislacion, por edhe në sistemin zgjedhor.

"Në mars 2005 u miratuan me konsensus 100 zonat e reja zgjedhore në Kuvend, zgjedhjet u zhvilluan, ndodhi rotacion demokratik paqësor dhe kriza e dhjetorit 2004. Por precedenti që Kuvendi vendosi duke krijuar një boshllëk ligjor për të çuar në zgjidhje të përbashkët për zgjedhje demokratike dhe që sot i hapi rrugën Presidentit është aty, edhe pse askush nuk e ka përmendur deri me sot ndoshta edhe pse nuk e mban mend."- shkruan Bylykbashi në rrjetin e tij Facebook.

Ndërkaq, sipas tij Presidenti shumë shpejt do të caktojë një datë tjetër zgjedhjesh pasi këtë e ka detyrim.

"Presidenti, me siguri, shpejt do te caktoje date tjeter dhe kete e ka detyrim kushtetues. Te gjithe sot kane detyrimin te punojne per zgjedhje demokratike, te lira dhe te ndershme, cilesi qe votimet e 30 qershorit nuk do t'i arrinin kurre."‎ 

Postimi i plotë

Precedenti i harruar qe i jep te drejte Presidentit

Presidenti sapo anuloi 30 qershorin si date zgjedhjesh vendore. Ne pritje te konsultes politike, ai ende nuk ka nje date te re. Presidenti e beri te qarte qe data e re do te caktohet ne nje date te pershtateshme‎. Por sot kemi nje boshllek. Ky boshllek ka nje precedent qe dikur shpetoi zgjedhjet dhe kete precedent e ka vendosur Parlamenti dikur ne vitin e larget 2005.

Listat e zgjedhjeve te vitit 2000 ishin krejtesisht te manipuluara. 600 mije emra (25%) te listes prej 2,4 milion zgjedhesish‎ ishin te dubluar dy apo me shume here dhe 150 mije prej tyre ishin rekorde fantazem, te falsifikuar, qe nuk figuronin fare ne regjistrat e gjendjes civile.

100 zonat zgjedhore njeemerore per zgjedhjet per Kuvendin‎ e vitit 2001 u hartuan mbi bazen e kesaj liste zgjedhesish te manipuluar. Rezultati ishte nje harte zonash zgjedhore e manipuluar rende ku ne jug te Shqiperise ku PS ishte e forte, nje mandat zgjedhesh deri edhe me 40% me pak vota se ne veri, duke i dhene avantazh ne tavoline PS kunder opozites. Njesoj sic PS beri me harten e ndarjes territoriale ne 2014 per te fituar avantazh ne harten e bere mbi tavolinen e PS.

Reforma 2002-2003 konstatoi kete deformim te rende te standarteve te zgjedhjeve dhe me marreveshjen e PS dhe PD te 17 majit 2003 u ra dakord qe zonat zgjedhore per zgjedhjet e 2005 te ribeheshin. Por ne nentor te vitit 2004 mazhoranca e ‎PS nderpreu njeanshmerisht procesin e hartimit konsensual te 100 zonave te reja zgjedhore sepse vendosi te mbante zonate e vjetra dhe te shfrytezonte avantazhin. Opozita, si kunderpergjigje bllokoi ne dhjetor 2004 miratimin e amendamenteve te reformes zgjedhore te viti 2004.

Kriza politike qe u nxeh shpejt, u zgjidh me nje marreveshje ne ditet e fundit te dhjetorit 2004. PS dhe PD rane dakord, me negocim te OSBE, qe ligji i 100 zonave zgjedhore te shfuqizohej pa miratuar nje ligj te ri qe ta zevendesonte. Ne janar 2005 Parlamenti shfuqizoi ligjin duke krijuar vakum jo vetem ne legjislacion, por ne vete sistemin zgjedhor qe 100 mandate i zgjidhte me zona njeemerore dhe 40 mandate i zgjidhte me lista proporcionale. Kuvendi caktoi muajin mars 2005 si afat per ligjin e ri.

Kjo krijoi nje vakum gjigand ligjor sepse pa kete ligj mungonte baza ligjore per 71% te mandateve te Kuvendit. Pa kete ligj, dhe pa nje ligj te ri, zgjedhjet e korrikut 2005 nuk mund te zhvilloheshin dhe askush nuk kishte garanci qe ligji i ri do te miratohej perpara zgjedhjeve.

Pra, VULLNETI POZITIV POLITIK i paleve politike per te bere zgjedhje me standarte demokratike ishte ‎thelbesor qe te arrihej marreveshje dhe ligji i ri te plotesonte boshllekun jo thjesht ligjor qe shkaktoi Kuvendi, por me pasojen kushtetuese te mosmbajtjes se zgjedhjeve

Por atehere Kryeminister dhe kryetar i PS ishte Nano, qe bente marreveshje, dhe jo Rama qe kur i ben marreveshjet, i shkel dhe mburret se eshte i zoti t'ua hedhe ‎te tjereve. Romaket e lashte qe zbatonin parimin "pacta sunt servanda" (marreveshjet zbatohen", shkeljen e marreveshjes e quanin paburreri dhe i dergonin ushtrine atij qe e shkelte.

Ne mars 2005 u miratuan me konsensus 100 zonat e reja zgjedhore ne Kuvend, zgjedhjet u zhvilluan, ndodhi rotacion demokratik paqesor dhe kriza e dhjetorit 2004. Por precedenti qe Kuvendi vendosi duke krijuar nje boshllek ligjor per te cuar ne zgjidhje te perbashket per zgjedhje demokratike dhe qe sot i hapi rrugen Presidentit eshte aty, edhe pse askush nuk e ka permendur deri me sot ndoshta edhe pse nuk e mban mend.

Presidenti, me siguri, shpejt do te caktoje date tjeter dhe kete e ka detyrim kushtetues. Te gjithe sot kane detyrimin te punojne per zgjedhje demokratike, te lira dhe te ndershme, cilesi qe votimet e 30 qershorit nuk do t'i arrinin kurre.‎ Por per Kryeministrin Rama, qe nuk ka asnje ze ne kapitullin kushtetues per dekretimin e zgjedhjeve, ka dy rruge: ose ta coje vendin drejt zgjedhjeve demokratike ose drejt krizes dhe konfliktit.

Topi per te garantuar zgjedhje demokratike, te lira e te ndershme apo t'i coje shqiptaret ne konflikt eshte ne fushen e ‎Rames. Nese, ne konsultim me cunat e bandave ai zgjedh konfliktin,pergjegjesine do ta mbaje per kohe te gjate. Sepse zgjedhjet jane per zgjedhesit qe te zgjedhin, dhe jo per Ramen qe te marre apo mbaje pushtetin.

Ora 12:44
Voltana Ademi mbështet Metën për vendimin e zhdekretimit të zgjedhjeve

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me firmosjen e dekretit nga ana e presidentit Meta për anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ademi ka thënë se është në një linjë me presidentin Meta dhe se vendimi i tij ka ardhur në momentin e duhur.

"Edhe pse 'in extremis' është i duhur dhe i domosdoshëm. Si kryetare mbaj të njëjtin qëndrim dhe mbështes vendimin e presidentit që erdhi në momentin e duhur. Rama ka mundësi reflektimi tani. Kur të tejkalohet kriza do mund të flitet për zgjedhje" është shprehur ajo.

Ndërsa e pyetur nëse do të dorëzojë zyrën e kryetares, nëse do të vijojnë zgjedhjet Ademi është shprehur: Respektoj mandatin dhe ligjin. Dekreti i presidentit i paraprin çdo nisme tjetër dhe do respektojmë legjimitetin kushtetues të presidentit të republikës. Cdo interpretim tjetër është i jashtëligjshëm dhe i pa vend . Nuk kemi një tagër për ta interpretuar ndryshe.

Ora 12:14
Paloka: Rama vazhdon të gërmojë gropën ku është futur vetë


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit tha se do të fillonin procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkak të vendimit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

"Kurre nuk zhgenjen! I parashikueshem ne cdo hap qe hedh !  Po kur thote :”Jam tre hapa para... Do shkarkoj Meten -thote-qe vete e beri President ! Vazhdon te germoje gropen ku eshte futur vete ! Vetem nje si ai mendon se nga gropa dilet duke germuar !!! Velina e bashkise nderkohe i rri tek koka dhe e nxit te germoje me fort..." shkruan Paloka.

Ora 11:53
Luan Rama si Meta: Shqipëria mbi çdo gjë, duan ta çojnë vendin në kaos e konflikt

1559821335_luanrama.jpg

Ish-deputeti i LSI Luan Rama thotë se Demokracia është në rrezik. Me të njëjtën moto si kreu i shtetit ai shprehet se Shqipëria është mbi çdo gjë duke thënë se kjo duhet të jetë motoja e qytetari përballë një tufe të marrësh.

"Demokracia në rrezik! Shqipëria mbi çdo gjë!
Kjo duhet të jetë motoja e çdo qytetari të përgjegjshëm përballë një tufe të marrësh, që kanë humbur drejtpeshimin dhe aftësinë për të arsyetuar me përgjegjshmëri, dhe duan ta çojnë vendin në kaos e konflikt!"
, shkruan Rama.

Ora 11:15
Braçe: Pushtet pa zgjedhje nuk ka më! Ka vdekur qysh në 2017-tën

1555937789_erionbrace.jpg

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ai thotë se ky është një deformim i demokracisë dhe krim kushtetues që legjitimoi precedentin e shtyrjes së zgjedhjeve.

"E drejta per te zgjedhur me vote qeverine e qeverisjen vendore, doemos qendrore, u shfuqizua sot!

Kjo eshte risia kushtetuese qe kerciti sot! Krim me te madh kushtetues se ky, nuk ka! Deformim me te rende demokracise, nuk i ka bere kush!

Imagjinoni, ne 2021, PS te dale e te thote; nuk e dua daten e zgjedhjeve, madje nuk marr pjese ne zgjedhje, i bie te rrije pa fund ne pushtet ose, deri kur te gjithe te bejne zgjedhjet sic PS do! Precedenti u legjitimua sot!

Tani mbyllni pak syte, kthehuni pas ne 2013-ten; PS hyri ne zgjedhje pasi e vrane keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pasi e vodhen, i morren pushtetin pertej zgjedhjeve, duke i shfuqizuar ato, keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pa patur kerkend ne KQZ, zero! Ne nuk jemi keta!

Ne nuk duam pushtet pa zgjedhje! Ne kurre nuk e kemi bere e kurre nuk do ndodhe qe ti shfuqizojme shqiptareve te drejten per te zgjedhur! ndaj, 30qershori eshte rruge e nisur, kushtetutshmerisht, ligjerisht, nuk ndalet, nuk shfuqizohet, eshte e drejte themelore!

Pushtet pa zgjedhje nuk ka me! Ka vdekur qysh ne 2017-ten!

Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues! Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues qe i heq shqiptareve te drejten per te zgjedhur me vote dhe, i detyron te pranojne pushtet te pa votuar.

Kerkush nuk mund ti imponoje vendit ndaljen, stopimin ne perpjekjen historike per drejtesi te barabarte per te gjithe! Pabarazia para ligjit, Imponuar fort nga nje sistem drejtesie politik, partiak, i korruptuar jo vetem po rrenon vendin, shoqerine dhe ekonomine, duhet te marre fund tani!", shkruan Braçe.

Ora 10:55
Salianji: Gjykata Kushtetuese i vetmi organ që përcakton paligjshmërinë ose jo të dekretit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Meta firmosi para kamerave shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Sipas Salianjit, vetëm Gjykata Kushtetuese është ajo që përcakton antikushtetueshmërinë e një akti. Përmes një reagimi në “Facebook”, ish deputeti ka renditur të gjitha arsyet se pse vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit është akt kushtetues.

Postimi i Salianjit

1. Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetueshmêri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që pêrcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti ështē kushtetues, shembull; Partia Demokratike dhe Aleanca për Teatrin mendojnë se ligji special për të shkatërruar teatrin dhe për të ndertuar kulla është zhvatje dhe vjedhje, cënim i trashëgimisë etj, ligji është antikushtetues por Gjykatë Kushtetuese nuk ka, dhe ligji formalisht ështē në fuqi! E njejta histori me çdo ligj që prek të drejtat dhe liritë e qytetarëve të cilat nuk kanë ku ankimohen!

2. Shfuqizimi i dekreteve ka praktikë, në jurisprudencë kjo krijon precedent, dy Presidentë kanë shfuqizuar dekretet për mbajtjen e zgjedhjeve!

3. Shfuqizimi i dekretit dhe marrja e pergjegjesise nga Presidenti i heq alibinë e respektimit të ligjit Ramës, pas shfuqizimit të dekretit doli në dukje qartësisht që Ramës nuk i interesojnë zgjedhje por kapja dhe mbajtja me forcê e pushtetit!

4.Data dhe dita e zgjedhjeve ështē dita kur populli zgjedh mes shumë alternativave se kush do të qeverisë dhe jo dita kur pushteti imponon se kush do të vjedhe për 4 vitet e ardhshme! Pse duhen zgjedhje kur ka një kandidat? Në çdo rast edhe sikur të merrte vetëm votën e tij ai do të ishte i zgjedhur sipas ligjit Rama!

5. Presidenti i Republikës shkarkohet nëse kryen një shkelje të rende te ligjit jo kur ndonje palë mendon ndryshe, por dhe nêse presidenti do kryente shkelje dhe do të shkarkohej nga parlamenti, ky vendim duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese qe sot nuk ekziston për rrjedhojë do të ishte vendim nul. Akoma më tej Gjykata nuk mund të konstituohet pa perzgjedhjen e anetarëve të kesaj gjyjate nga Presidenti!!

6. Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e dates e shpeton nga pamundesia per ti zhvilluar dhe per tu perballur me popullin, frika deri ne palce e Rames eshte qe parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundesine ligjore per tu plotesuar mund te prodhoje nje shperndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja!

7. Gjithë mishmashi institucional, ku gjithë shteti po funksionon si regjim, pa garanci për të drejtat dhe lirite e qytetareve, ku qeveria kapet në korrupsion dhe krim elektoral, ku krimi sundon dhe qeveria i ka nxirë faqen Shqipërisë, në situatën ku qytetarët janë gati për çdo sakrifice për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mos lejuar një shtet autoritar, Qeveria Tranzitore dhe hapja e rrugeës për zgjedhje të reja do të ishte e vetmja rrugëzgjidhje, nuk mund të sakrifikohet shteti dhe qytetarët për interesat personale të një njeriu të vetëm!

Opozita me veprimet e saj dhe me mbështetjen e madhe popullore ka arritur të fitojë betejat, orteku i krijuar nga bashkimi i qytetarëve do të ndalet kur të ketë demontuar plotësisht pushtetin e krimit.

 

Ora 10:50
Petro Koçi: Rilindja e Sali Berishës ka kaluar gjithmonë nga Meta


Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar pas firmosjes së dekretit për anulimin e zgjedhjeve nga presidenti, Ilir Meta, duke thënë se strategjia e opozitës në bashkëpunim me kreun e shtetit ka qënë gjithnjë delegjitimimi i institucioneve.

“Rilindja e Sali Berishes ka kaluar gjithmone nga Meta! Strategjia e opozites ne bashkepunim me Presidentin eshte delegjitimimi i institucioneve. Dmth i vete shtetit. PS mbron institucionalitetin. Presidenti cakton, por jo ç’cakton daten e zgjedhjeve!”, deklaron Koçi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tej komplet idjot: 10/06/2019 16:21

    O tej non në gop e në byth o tej debil kok pa lar komplet K--R

    Përgjigju
  • Tarrasi: 10/06/2019 15:17

    O Spartak Ngjele ke të drejt po ilir floriri po përpëlitet si gjarpëri kur i pritet koka. E ai mendon se do mposhti SH B A aq idjot është ai.

    Përgjigju
    • O tej: 10/06/2019 16:06

      Idiot idiot po xhepat plot e Monen GOP

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë