Fishta është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer në çdo stinë të vitit. 15 km larg qytetit të Lezhës, në zemër të Zadrimës, ky fshat piktoresk tërheq mijëra turistë. Vendi ku ka lindur “Homeri i letrave shqip”, At Gjergj Fishta ofron histori, traditë dhe bukuri të pamatë natyrore.
"Njerëzit janë të mrekullueshëm, vendi i mrekullueshëm. Unë jam nga Teksasi dhe po më kujton shumë vendin tim. Unë vi për herë të parë, por ja vlen shumë ta vizitosh këtë zonë. Sigurisht unë do ju sugjeroja dhe miqve të mi që të vinë këtu", u shpreh një turiste.
"Fshati Fishtë është një mrekulli. Është shumë i bukur dhe mbi të gjitha ka njerëz bujar dhe mikpritës. Ushqimet këtu janë shumë të shijshme që s’mund të gjesh askund tjetër, ndaj dhe unë kam ardhur bashkë me shumë miq të mi. Këtu ja vlen të kalosh disa ditë relaksi", tha një tjetër turist.
Numri gjithnjë në rritje i vizitoreve ka nxitur vendasit që të hapin rishtazi bujtina, shtëpi druri dhe restorante tradicionale. Turizmi me identitet duke prezantuar zonën me gjithçka ofron, e ka kthyer Fishten në atraksion thotë Altin Prenga, i Mrizit të Zanave.
“Sekreti është vetëm një: Turizëm me identitet. Miqtë tanë e përjetojnë zonën në të gjitha dimensionet. Këtu është dhe klima e mirë. Zakonisht janë vizitorë ditor, por ka nga ata që rrinë 2-3 ditë. Ata që prenotojnë për fjetje janë më së shumti gjermanë dhe austriakë”, tha sipërmarrësi Altin Prenga.
Referuar të dhënave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet çdo vit nga më shumë se 100 mijë turistë, ndërsa numri po vjen gjithnjë në rritje kjo dhe falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
Hotelet nuk do te ishin ide e mire,ne te fundit pse vine aty kaq turiste? -Sepse 1-ka ushqim te mire dhe 2-ka pamje te eger.Do te rekomandoja qe banoret te zmadhojne pakez shtepite si ambiente akomodimi,gjithashtu verej se makina te le shume poshte asaj qe mund te jete hyrja/rruga per tek restoranti i famshem.E kane shtruar shume bukur,por per nje te moshuar,ose te semure,apo invalid me karroce eshte goxha rruge edhe pse ne pamje te pare nuk eshte shume e gjate.Nuk do te ishte keq sikur restoranti te ofronte ndonje mjet motorik me disa ndenjese falas per nevojtaret,por me /tip/ te lejueshem.
Përgjigjualtin nderto aty ngjitur me restorantin dhe dy hotele me tre kate,,dhe do shikosh qe leket do te trefishohen...
Përgjigju