Fitoi bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja për Report Tv: I shtri dorën kryeministrit për zhvillimin e projekteve

Megjithëse kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja fitoi garën për kryetar në bashkinë e Kavajës, Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës.

Por kjo nuk do të jetë problem për kryetarin e ri Fisnik Qosja, pasi ai është i gatshëm që të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama që të çojë para projektet për Kavajën.

Në një intervistë për Report Tv, Fisnik Qosja tha se fokus për qytetin e Kavajës do të jetë bregdeti.

‘Janë qytetarë të Kavajës edhe pse morën këshillin bashkiak. Fryma është që Kavajën ta drejtojnë kavajasit pa ngjyrime politike pasi ka vite që rri në harresë. Kemi marrë një start të mirë dhe do të vazhdojmë para. I shtri dorën kryeministrit që Kavaja të jetë mirëfillti qytet turistik bregdetar. Po ashtu i shtri dorën kryeministrit për projektet në bashkinë e Kavajës.’- tha Qosja.

Fisnik Qosja fitoi me përmbysje rezultatin garën për kreun e bashkisë së Kavajës kundrejt rivalit socialist Redjan Krajli. Fillimisht Kavaja po udhëhiqej nga socialisti Redian Krali, por me numërimin e votave në kutitë e mbetura, Fisnik Qosja i Bashkë Fitojmë arriti të merrte epërsinë dhe të shpallej fitues. Fisnik Qosja fitoi 11769, ndërsa Redjan Krajli mori 10914.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty