Fitoi betejën me COVID/ Propozimi i të shëruarit: Emrat e mjekëve të vihen nëpër rrugë, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau sot rrëfimin e Festim Lleshit nga Fushë-Kruja i shëruar nga COVID-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv.

Lleshi ka rrëfyer betejën e tij me COVID, që nga momenti kur mësoi se ishte prekur nga COVID deri te komunikimi me mjekët e spitalit.

Ai madje ka një propozim për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit emrat e tyre të vihen në rrugët e Tiranës, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit.

“Unë si fillim kur e kuptova më hipi një temperaturë 37 gradë dhe mora ilaçet. Shkova tek mjekja. Pasi mbarova ato prapë temperatura mua nuk më zbriste. Atëherë më çuan në Spitalin Infektiv. Aty ishte doktoreshë Najada, një doktoreshë shumë, shumë e zonja e çeliktë. Asnjëherë s’mendoja se do t’ia hidhja, por më jepnin kurajo. Ato bënin edhe punë psikologjike. Përveç psikologëve që kishte spitali”, tregon Lleshi.

“Unë dhe shumë të tjerë kanë ardh në jetë prapë. S’e unë do isha i vdekur, bashkë me disa të tjerë. S’e unë kam parë aty, kam ndejtur dy muaj. Pra janë gjallë si puna ime, kanë qenë për në botën tjetër dhe kanë ndenjur në këtë botë në sajë të këtyre infermierëve dhe doktoreshë Najadës e profesor Kalos e shumë të tjerëve”, shton ai. Duke qenë edhe mbrapa roja e analizave, se nuk ishin në dukje, po bënin analiza edhe se në ç’gjendje je. Pra dhe ato të analizave, ndonëse nuk ishin në pah direkt me ne, por bënin një punë të përsosur. Pra ishte një repart nuk dilte në skenë, por ishte i mrekullueshëm”, thotë ai.

“Kam një respekt të veçantë, që edhe prindër t’i kisha më shumë respekt nuk do të kisha për personelin dhe doktorët e Spitalit Infektiv. Madje kryeministri ka thënë do bëjmë luftë me një armik të padukshëm por lufta me këto armiq të padukshëm ka dhe heronjtë e vetë. Këto heronj janë doktorët si Najada, profesor Kalo. Madje kam mendimin dhe i bëj thirrje kryeministrit që të bëjnë një grup edhe emrat e tyre të vihen nëpër rrugë, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit”, përfundoi rrëfimin e tij Festim Lleshi, i cili fitoi betejën me COVID-19.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/12/2020 15:08

    E sigurove nje vend pune o Festim!

    Përgjigju
  • Tafus Taqis: 19/12/2020 08:38

    Ose të vendosim emra muratorësh se ato ndërtojnë shtëpia. Pastaj thash me vete: me popull dele pse mot tallni bythën ju?

    Përgjigju
  • Tirona: 18/12/2020 22:34

    Te gjith mjeket duhen rrahur me dru se e xhvaten popullin fukara jan rrugecer..edhe si per cudi te gjith mjeket i kan edhe grat kurva cudi pse i kan ..po te ket ndonj informacion mund ta thoi cudi ...

    Përgjigju
    • tironso: 19/12/2020 12:27

      po esht e llogjikshme qe grate i kane ashtu se nqs ata jane ne krye te detyres te vjedhin ....atyre kur i kruhet kush do jua plotesoje deshiren? shpresoj qe mund te jem pergjigjur sakst dyshimeve te tuaja hahahaha

  • barami: 18/12/2020 22:15

    Ç'fare emra rrugesh more idiote. S'dini se ç'fare beni duke i mbushur rruget me lloj, lloj emrash e paçavuresh. Rruget s'duhen te kene asnje emer. As te vjeter e as te rinj. As te lashte e as te sotem. ASNJE EMER. Te shenohen vetem me numra dhe kaq. Si ne Kuba...

    Përgjigju
  • Rrofte stresi: 18/12/2020 21:48

    Mjeket heronj?hero eshte stresi.bulevardi dashnore e kombit duhet te nderroje emer .emri i ri "Trapajanet e stresit "

    Përgjigju
  • ret: 18/12/2020 21:09

    nje ngrihet , mijera bihen

    Përgjigju
    • Ton Ton: 18/12/2020 21:32

      Pall rika

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë