Fitoi Himarën nga burgu, çfarë do të ndodhë me mandatin e Fredi Belerit? Si do të mund të betohet dhe mundësia e shkarkimit nga Rama

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë. Si do të procedohet për të dhe a do të arrijë të ulet në ‘fronin’ e kryebashkiakut të Himarës?

Sipas ligjit shqiptar për qeverisjen vendore procedura që pritet  të ndiqet për marrjen e mandatit është e tillë: Brenda 20 ditëve nga shpallja e rezultatit mandati verifikohet nga Gjykata (Dhoma Civile). Beleri nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë kështu që me shumë mundësi Gjykata e shpall të vlefshëm mandatin e tij. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak bëhet betimi dhe më pas mund të konsiderohet kryetar bashkie. Por nëse është Beleri në burg si do të mund të bëhet betimi? Në këtë ngërç është dhe mundësia tjetër që 3 muaj mos paraqitje për betim (Të ushtrojë detyrën) Këshilli Bashkiak të mund të kërkojë shkarkimin e tij, në bazë të pikëc C të nenit 62 të ligjit.

Neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore

Ka edhe një mundësi tjetër që Beleri të mos e gëzojë mandatin e marrë në Himarë dhe është ajo e shkarkimit nga ana e Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 115 të Kushtetutës Qeveria mund të shkarkojë një kryebashkiak për shkelje të rëndë të Kushtetutës ose të ligjeve. Por ligjërisht Këshilli i Ministrave do ta kishte mundësinë e shkarkimit të Belerit vetëm pasi ai të betohej dhe të bëhej kryebashkiak. Nëse Beleri, i lënë teorikisht në një masë sigurie më të lehtë, do të mund të betohej dhe të merrte mandatin atëherë Qeveria do të ndërmerrte vendimin e shkarkimit, dhe më pas përballje mund të bëhej në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas Kushtetutës së vendit kryebashkiakut i lind e drejta të ankohet brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. 

Neni 115 i Kushtetutës së Shqipërisë

Precedentë nga e kaluar të kryebashkiakëve të akuzuar dhe më pas të shkarkuar me vendim qeverie pa pritur vendimin e gjykatave ka disa, së fundmi me Fatos Tushe i Lushnjes dhe Lefter Alla i Bulqizës, por që të dy nuk u ankuan në Kushtetuese. Që të dy u morën nën akuzë nga SPAK për korrupsion me tenderat dhe shpërdorim detyre. Qeveria nuk priti vendime të formës së prerë të drejtësisë për t’i shkarkuar.  Rasti i Belerit është thuajse identik me atë të Lefter Allës. Edhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i Himarës akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim dhe gjykata e Vlorës ja ka përcjellë dosjen SPAK-ut. Qeveria s’e pengon dot nga marrja e mandatit prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por duke iu referuar precedentit Alla e Tushe, mund ta shkarkojë atë fill sapo të mandatohet.

Fati i Belerit është i lidhur me vijimin e hetimeve nga drejtësia. Seç do të ndodhë me atë që u bë çështja kryesore e kësaj fushate elektorale edhe pse garonte në një bashki të papërfillshme nga ana e shifrave elektorale është shumë në pikëpyetje, teksa presioni nga Athina është shumë i madh.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 16/05/2023 10:43

    KALBENI NE BURG KETE FYFYRE QELBESIRE...HAJDUTI

    Përgjigju
  • George: 15/05/2023 23:56

    Fred Beleri do te perballet me akuzat e SPAK-ut per krimin e blerjes se votave. Pilo lala kane perenduar kohet e diktatoreve Enver dhe Sali, kur vendimet e Gjykatave ne Shqiperi diktoheshin nepermjet telefonit. Belerit do t'i behet nje gjyq teper korrekt dhe i drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar