Fitojnë ‘Arbrit e Jonit’ e Xhufit e
Bibla 10-shekullore e Korçës

Fitojnë ‘Arbrit e Jonit’ e Xhufit e<br />Bibla 10-shekullore e Korçës
TIRANE-Pëllumb Xhufi, Niko Pano dhe tre studiues të rinj Rigers Bakiu, Andi Rëmbeci e Sokol Çunga janë fituesit e çmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2016.
 
Kryetari i Akademisë se Shkencave Korkuti, pasi çeli ceremoninë e ndarjes së çmimeve tha se “kjo ishte një garë e vështirë, ku janë prezantuar rreth 49 vepra shkencore”. Korkuti theksoi se “janë mbështetur edhe studiuesit e rinj”.

Ja vlerësimet nga Akademia e Shkencave 
Në fillim u nda çmimi i karrierës për akademikun kosovar, Idriz Ajeti.
 
Ndërsa Çmimi “Çabej” për shkencat albanologjike, i shoqëruar me çekun një milion lekë, iu dha studiuesit të njohur Pëllumb Xhufi, për librin e ri studimor “Arbërit e Jonit”. Xhufi me këtë libër ka nxjerrë në dritë dokumente nga Vatikani t që hedhin dritë mbi historinë shqiptare. Veç të tjerave libri i Xhufit zbulon shumë enigma mbi historinë e Çamërisë.

“Kam një konflikt interesi, më bëhet qejfi që u vlerësua një libër historie, pavarësisht se jam unë ai që u nderova, mund të jetë kushdo. Historia është degë e dijes e cila ka pësuar më shumë nga këto tallazet e tranzicionit tonë të gjatë. Kush nuk ka futur duart në histori, politika, diletantë edhe spekullantë”, tha Xhufi.

 
Çmimi Radovicka për shkencat natyrore i shoqëruar me cekun një milionë lekë, iu dha Niko Panos, për librin “Pasuritë ujore të Shqipërisë”.
 
Çmimi për kërkuesin e ri shkencor i jepet Rigers Bakiut i shoqëruar me cekun 500.000 lekë.

Ndërsa çmimi për kërkuesin e ri shkencor në fushat shoqërore është ndarë mes dy studiuesve Andi Rëmbeci e Sokol Cunga, i shoqërur me çekun 500.000 lekë. Dy studiuesit e rinj kanë ndjekur gjurmët e kodikut 10-shekullor të Korçës, studimi i të cilit për shumë arsye objektive dhe subjektive ishte lënë në hije.

“Ishte mjaft e fshehur në arkivat e shtetit pavarësisht se ka qenë e përdorur për 1000 vjet në hapësirën shqiptare. Është një kodik, një libër i Mesjetës i dorëshkruar, i cili për nga cilësitë, karakteristikat dhe vlerat që ka sot renditet ndër kodikët e gjinisë së tij më të vjetër në botë“, tha Andi Rombeci.
 
“Dorëshkrimi është sjellë në Arkivin Qendror të Shtetit vonë, mes viteve ’80. KA qenë mbajtur nga një zotërues privat që nuk e dimë se kur e ka marrë në zotërim, pak para Luftës së Dytë Botërore apo pas saj aq sa mund të ketë qenë jetëgjatësia e personave që ja shiti Arkivës. I është shitur Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në vitet ’80 thjesht ka munguar ekspertiza e specializuar nga ekspertët e fushës”, u shpre Sokol Çunga.
 
Rëmbeci e Cunga pasi falënderuan për çmimin, kritikuan Akademinë e Shkencave që nuk mbështet botimet. Ata thanë se botimi i këtij libri me vlera të veçanta nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do t’i ndihmonte Shoqëria Biblike.

[gallery]21928[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë