'Fitore morali kundër Laçit', Bitri: Partizani do kupat e Europës! Trajneri i Vllaznisë: E papranueshme të mundesh në Shkodër nga Kastrioti

Partizani është kthyer te fitoret në ndeshjen e fundit të fazës së tretë të kampionatit duke mposhtur 2-1 Laçin dhe për rrjedhojë është rifutur në garën për të siguruar një vend në Kupat e Europës.

“Është një fitore morali, një fitore psikologjike, pasi 3 ndeshje pa fituar janë shumë për Partizanin. Ne duhet të arrijmë Europën,”-deklaroi Eneo Bitri, futbollist i Partizanit.

“Ne kemi kohë që në kampionat nuk po bëjmë mirë pavarësisht se kemi një diferencë pikësh karshi Kukësit dhe Vllaznisë,”-tha Mirel Josa, trajner i Laçit.

Ndërkohë sfida tjetër e ditës së hënë është fituar 1-2 me përmbyshe nga Kastrioti në Shkodër kundër Vllaznisë. Një tjetër 3 pikësh për krutanët që largon stresin e rënies nga kategoria.

“Është një hap shumë i mirë fitorja kundër Vllaznisë. Të paktën sa i përket zonës së ftohtë që të çon në kategorinë tjetër. Tani do festojmë, por që nga nesër do ulim kokën, do punojmë me të njëjtën dinamizëm dhe entuziazëm që të shmangim edhe zonën e ‘play-off’,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

“Jemi të mërzitur ashtu si gjithë opinioni. Është situatë e keqe kur e sheh që Vllaznia mundet nga një skuadër si Kastrioti brenda në Shkodër,”- tha Elvis Plori, trajneri i Vllaznisë.

Për Vllazninë kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore