Federata Shqiptare e Futbollit njofton se sulmuesi Bekim Balaj është tërhequr nga Kombëtarja në moshën 33-vjeçare. Ai luan aktualisht me Vllazninë.
"Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë. Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim", shkruan FSHF. Balaj mbahet mend për golin kundër Portugalisë në kualifikueset e Euro 2016, ku nisi edhe rrugëtimi që dërgoi Kombëtaren për herë të parë në finalet e një Evropiani, ai i 'Francë 2016'.
Bekimi debutoi në 14 nëntorin e 2012 me kuqezinjtë dhe gjashtë minutat e fundit i luajti më 6 tetorin e 2022 në humbjen 1-2 kundër Izraelit. Ndërkohë prej janarit 2023 ai është pjesë e Vllaznisë në vendlindje dhe këtë sezon në 12 ndeshje ka shënuar tetë gola.
Vllaznia, Genclerbirligi, Tirana, Sparta e Pragës, Jagiellonia, Slavia e Pragës, Rijeka, Grozny, Sturm Graz, Boluspor dhe Keciorengucu, këto kanë qenë skuadrat në karrierën më shumë se 14-vjeçare të Balaj.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
58.9%
-
Të gabuar
34.9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ S'ka 'krisma' në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0! Grupi B1 i hapur, të martën vjen Ukraina
16 Nëntor, 22:46
-
Liga e Kombeve/ Buzëqesh Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina barazojnë 1-1 në Grupin B1
16 Nëntor, 20:04
-
Vota e diasporës/ PD: Edi Rama dhe PS kanë nisur operacionin kriminal për ta manipuluar
16 Nëntor, 18:59
-
‘Jam sakate me zor dal në derë, për hatër të Zotit më ndihmoni!’ Thirrja therëse e Nënë Marës në Pukë! E vetme në varfëri, pa përkujdesje
16 Nëntor, 15:48
-
At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli shpallen martirë të Kishës Katolike me dekret të Papa Franceskut! Mbahet në Shkodër mesha e shenjtë
16 Nëntor, 14:34
-
Sot në 20:45 Shqipëri - Çeki/ 'Blindohet' Tirana, rrugët që bllokohen dhe kontroll për tifozët! Policia tregon planin e masave
16 Nëntor, 07:53
-
Liga e Kombeve/ Nesër sfida me Çekinë në Tiranë, Sylvinho: Kemi 2-3 lojtarë me probleme fizike, tifozët avantazh! Ajeti: Cilësi për Botëror, mos fërshëlleni himnin çek (VIDEO)
15 Nëntor, 17:46
-
Kombëtarja U-21 nuk jep 'Shpresë', Moldavia na barazon 1-1 në Vorë
15 Nëntor, 16:01
-
Defekt në avionin çek, kundërshtarët e Shqipërisë u vonuan me 1 orë në udhëtimin drejt Tiranës
15 Nëntor, 14:52
-
Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë futbollistë i japin nesër lamtumirën Kombëtares
15 Nëntor, 13:40
-
'Asllani pa kreativitet në Kombëtare, të largohet nga Interi', Përparim Daiu për Report TV: Zgjedh Balliun në krahun e djathtë, Hysaj ka dështuar në Serie A
15 Nëntor, 12:52
-
680 mijë euro po hynin në Shqipëri të fshehura në dyert e makinës, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari! Furgoni hyri nga Mali i Zi (EMRI + VIDEO)
15 Nëntor, 11:47