SHBA - Janë zhvilluar sot përballjet e radhës në NBA Cup, duke dhuruar rezultate surprizuese dhe përballje me intensitet të lartë.
Orlando Magic siguroi një fitore të rëndësishme 117-108 ndaj Miami Heat, rezultat që i çon në fazën gjysmëfinale. Formacioni titullar i Orlandos shkëlqeu, me të gjithë lojtarët që shënuan mbi 10 pikë, ndërsa protagonist absolut ishte Desmond Bane, i cili realizoi plot 37 pikë.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, New York Knicks befasuan Toronto Raptors, duke triumfuar 101 - 117 në transfertën kanadeze. Jalen Brunson ishte vendimtar me 35 pikë, duke drejtuar Knicks drejt një fitoreje të rëndësishme. Për vendasit, Ingram u ndal në 31 pikë, por ato mbetën thjesht statistikë përballë epërsisë së miqve.
Rezultatet e NBA Cup:
Orlando - Miami, 117-108
Toronto - New York, 101-117
Komente








