Fitorja e 25 prillit, deputeti i PS Pëllumbi në Report Tv: PD të njohë zgjedhjet e të vijojë betejën ligjore! Në Kongres festojmë dhe analizojmë

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, i rizgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit nga votuesit neë Qarkun e Tiranës, në një intervistë për Report Tv ka folur për rezultatin përballjes së kaluar elektorale dhe sfidat e PS-së në qeverisjen e ardhshme.  

Duke komentuar mënyrën se si PD po sillet pas 25 prillit, deputeti socialist tha se tashmë demokratët duhet të pranojnë rezultatin dhe të vazhdojnë ankimin në betejën në rrugë ligjore.

Pëllumbi tha se fitorja e PS-së erdhi edhe për arsye të organizimit të mirë të saj dhe se në Kongresin e ardhshëm do të analizohet i gjithë ky rezultat.

"U materializua i gjithë ai organizim i mirë. Ne, në PS, besojmë se zgjedhjet fitohen në radhë të parë nga një organizim i mirë në terren. Ne do ta analizojmë rezultatin tonë, si ato ku fituam por edhe aty ku humbëm. Por kemi rezultuar fitues dhe sadopak por duhet edhe të festojmë. Ku më mirë se në një Kongres të PS-së, në 30-vjetorin e themelimit, të mund ta festojmë fitoren e 25 prillit", i cili tha gjithashtu se me festën do të vijë edhe riorganizimi brenda partisë.

"Ekipi i PS ka bërë rinovimin e saj pas çdo palë zgjedhjesh. Kjo do të na ndihmojë t'i japim Shqipërisë një qeverisje sa më të mirë.  Ne do të jemi një qeveri për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që na votuan, edhe për ata që nuk na votuan", tha Pëllumbi.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb