Alban Hoxha ka qenë pa dyshim dje heroi i mbrëmjes gjatë ndeshjes së Partizanit me Ferencvaros, ku ka pritur 3 penallti dhe ka shënuar edhe një gol të jashtëzakonshëm duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren.

Ai pas ndeshjes mori shumë komente positive për paraqitjen e tij në fushë por mes shumë komentuesve veçoi ai i këngëtares shqiptare Çiljeta Xhilaga.

ciljeta

Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto të kapitenit dhe portierit të Partizanit Hoxha, ku shkruan se për Çilin ai është portieri më i mirë në botë.

Këngëtarja dhe portieri kanë qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes së medias për një lidhje mes tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar një gjë të tillë. 

Redaksia Online 
xh.k/shqiptarja.com