Fitorja ndaj Rumanisë, Qeveria 1
mln euro shpërblim Kombëtares 

Fitorja ndaj Rumanisë, Qeveria 1<br />mln euro shpërblim Kombëtares 
Qeveria Shqiptare ka vendosur 1 milion euro shpërblim për Kombëtaren Shqiptare pas fitores që djemtë kuqezi arritën të siguronin ndaj Rumanisë një natë më parë.

Qeveria në vendim e miratuar shkruan se "Kundërvlefta në lekë e këtij fondi t’i akordohet në formën e transfertës  Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u përdorur për efektet financiare sipas pikës 1 të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016."

"Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2016,  zëri “Shpenzime korente”, t’i shtohet fondi prej 1 000 000 (një milion) eurosh, për shpërblimin e Ekipit Kombëtar të Futbollit"- shkruhet në vendim. 

Shqipëria fitoi ndeshjen e parë në Europian pasi mundi Rumaninë me rezultatin 1:0 në "Stade de Lyon". Ky rezultat e rendit Shqipërinë në vendin e tretë të Grupit A, duke rritur shpresat për një kualifikim të mëtejshëm në fazën e 1/8. 

shperblimi

(Vendimi i qeverisë)

Ndërkohë edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbajtur fjalën, teksa pas fitores së Shqipërisë përballë Rumanisë ka deklaruar se do të jepet shpërblim për triumfin e parë në Kampionatin Europian, i cili pritet të jetë rreth 2 mln Euro, ndërsa fitimi nga kalimi i grupit ishte 1 mln Euro.
 
“Premio do marrë ekipi, do japë FSHF dë japë qeveria. Kryeministri ka premtuar jo vetëm premio po ju ka premtuar të gjithë lojtarëve pasaporta diplomatike. Shqipëria nuk ka ambasadorë më të mëdhenj se këta, kështu që këta janë ambasadorë” u shpreh Duka pas ndeshjes.

Kombëtarja shqiptare e Futbollit pas fitores me Rumaninë pret rezultatin e ndeshjeve të tjera të grupeve për të mësuar nëse do të kualifikohet në fazën e 1/8 si skuadra e tretë më e mirë e fazës së grupeve.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë