/ATSH-Gjergji Mima/-Ambasadori i Republikës së Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi dekoroi me dekoratën Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Meritës, z. Aleksandër Xhuvani.
Aleksander Xhuvani ka lindur në Shqipëri, ai ka studiuar, punuar dhe jetuar në Francë. Fusha e tij kryesore është Inxhinieria Industriale dhe Informatike.

Profesor në fakultetin Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Drejtor i Institutit Francez të Administrimit të Tiranës « Institut Framçais de Gestion de Tirana» - i cili është një bashkëpunim ndërmjet UPT dhe Universitetit te Bordeaux IV « Montesquieu ». Ky është një institut shume i rëndësishëm i delokalizuar ne Shqipëri. Profesorët e këtij instituti kane karriera interesante si ne sektorin publik ashtu edhe ne sektorin privat. Z. Xhuvani është anëtar i Komitetit të Aleancës Franceze në Tiranë.

1995 -1980 ai ka mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit te Inxhinierisë te Universitetit te Tiranes dhe ka marre diplomën e Inxhinierit me titull « Gjeni Elektrik »
1984 -1985 ai ka vazhduar studimet superiore pranë ENSEEIHT (Shkolla kombëtare Elektroteknike, Elektronike, Informatik dhe Hidraulik te Tuluz- France «Ecole Nationale Superieure d'Electrotechnique, d'Electronique, d'informatique et d'Hydraulique de Toulouse - France» dhe ka marre diplomën e Inxhinierit ne fushën « Elektronike Industriale dhe D.E.A. « Gjeni Elektrik »

Ne 1989 ai ka marrë titullin « Doktor i Institutit Kombëtar Politeknik i Tuluz »

Ne 2006 ai ka marrë titullin Koordinator i Grupit për vazhdimësinë e Procesit te Bolonjës për Shqipërinë në nivel kombëtar dhe evropian.
Ne 2007 ai është emëruar anëtar i Këshillit te Larte te Arsimit te Shtetit dhe Kërkime (KALSH).
Ne Shtator 2011, Z. Xhuvani u emërua Anëtar i Këshillit Drejtues/Themelues i Club d'Affaires France- Albanie.