'Fitova 5.2 mln lekë në baste', KPA cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të prokurorit Luan Kaloçi

'Fitova 5.2 mln lekë në baste', KPA cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të prokurorit Luan Kaloçi

Luan Kaloçi para KPK

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur datën 23 tetor, si datën kur do të bëhet rivlerësimi i prokurorit të Apelit të Tiranës, Luan Kaloçit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa trupa gjykuese do të  përbëhet nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama dhe Luan Daci.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi u shkarkua nga detyra më 5 korrik 2018, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se ai kishte fshehur origjinën e krijimit të një apartamenti dhe një dyqani në Tiranë.

Në deklarimin e bërë në vitin 2003 për blerjen e një dyqani ai specifikoi si burim të ardhurash 5.2 milionë lekë të fituara në baste sportive. Ndërsa në vitin 2017, për të njëjtën pronë, deklaronte të ardhura nga shitja e një banese në Elbasan. 

KPK deklaroi gjatë procesit se kishte mospërputhje pasi prokurori kishte bërë deklarim të rremë, duke sqaruar se kishte fituar edhe një shumë prej 5,2 milionë lekësh në një loto sportive.

Kaloçi ishte pjesë e listës prioritare të Vettingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/10/2018 22:19

    Leku shkon tek leku.:P Keta le qe jane te zote profesionalisht, por jane dhe mjeshtra te parashikimit. Aq mire e qete e kane studiuar betin, sa do i kishte zili dhe Ylli Rakipi.

    Përgjigju
  • populli: 03/10/2018 18:18

    Cfar gomar klasik ne drejtesipaska ky vend.Prokuror bastesh,prokuro te korrupsjonit

    Përgjigju
  • Vlora: 03/10/2018 16:44

    Jo po mi fitoi gruaja ne rruge.. Pa pike turpi thot i fitova ne baste.Llum njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille