Çmimin Nobel për Mjekësinë 2014 e morën sot amerikano-britaniku, John O'Keefe dhe norvegjezët, May-Britt dhe Edvard Moser, njoftoi juria e çmimit prestigjioz.

"Fituesit u vlerësuan për zbulimet mbi qelizat që përbëjnë një sistem gjeopozicioni në tru, thënë ndryshe GPS e brendshme", sipas komitetit të Nobelit