Nga hera tjetër kur unë isha në Elbasan deri sot ka ndryshuar një gjë;
Sot ne jemi një koalicion më i madh.
Bashkimi ynë me LSI-në ka ndryshuar vetëm një gjë;
Sot vota e fitores sonë është më e mbrojtur nga vjedhja, ndërsa Saliu dhe partia e tij familjare janë më të vetmuar nga humbja e tyre.
Por koalicioni ynë do të jetë edhe më i madh deri ditën kur do të regjistrohet për të hyrë në fushën e betejës, ndërsa Saliu dhe partia e tij familjare do të jenë edhe më të vetmuar atë ditë. Ndërkohë që angazhimet tona të programit për një Rilindje Shqiptare, vlerat, parimet dhe zotimet e këtij programi, nuk kanë lëvizur as edhe një presje.
Sot “e gjora ime” Laura, sepse gjithmonë më kujtohet portreti i saj kur në një siklet të papërshkrueshëm mundohej të më thoshte ‘kam dhe unë hallin tim’, doli për të qarë në emër të urdhëruesve të vrasësve të 21 janarit, për 21 janarin. Unë do t’i thosha nga këtu ‘mos u mërzit Laura’. 23 Qershori do t’i hapë rrugë jo vetëm drejtësisë për 21 janarin, por do të të shpëtojë edhe ty edhe Partinë Demokratike nga përgjegjësi më i madh për 21 janarin.
Dua të ndaj me ju çfarë kam marrë duke ardhur rrugës, një përmbledhje të Zyrës sonë të Shtypit.
1-Lirie Mera, 45 vjeç ka humbur jetën teksa ka qenë duke gërmuar për krom në minierën e Bulqizës. Nëna e tre fëmijëve, ka mbetur poshtë një masivi gurëve, të cilët janë shembur mbi të.
2-Në fshatin Breçan të Devollit një automjet ka rënë në lumë, ç’ka ka sjellë humbjen e dy grave. Gratë po udhëtonin në rimorkion e një traktori, i cili ka përfunduar në lumë. Shoferi i traktorit ka mundur të dalë nga uji, ndërsa dy gratë kanë mbetur në lumë.
3- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e natës në një lokal nate në zonën e Kasharit në Tiranë. Një vajzë 26- vjeçare është plagosur pas një sherri mes dy të rinjsh. Vajza punonte si balerinë. Burimet policore thonë se ajo është vrarë aksidentalisht, pasi e kanë kapur dy nga plumbat. Sonila Tafaj fatkeqësish nuk u ka rezistuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
4-Një krim i rëndë është shënuar në Durrës. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në fshatin Kullë, ku djali ka qëlluar me mjete të forta nënën e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Katër lajme për pesë gra të cilat nuk janë më në jetë sot në harkun e më pak se 24 orëve. Kjo është Shqipëria që ne kemi. Kjo është Shqipëria që ne duam të rilindim. Kjo është Shqipëria të cilën në vitin 2005 Saliu dhe Partia Demokratike e morën përdore duke i treguar duar të pastra te të cilat, fatkeqësisht, pati shumë njerëz që i besuan. Ashtu sikundër, marrja përdore e Shqipërisë nga ato duar u bë e mundur sepse duart tona, duart e të gjithë atyre zemra e të cilëve rreh majtas, nuk ishin të bashkuara. E pra, qysh atëherë, kur Shqipëria regjistronte 8250 krime në vit, krimi ka marrë përmasa alarmante. 20.688 krime vitin e shkuar. Mesatarisht 1.500 krime më shumë çdo vit. 3.500 krime më shumë midis vitit 2011 dhe vitit 2012. 4 herë më pak makina sesa në vendet e Europës, 4 herë më shumë të vdekur dhe të plagosur nga aksidentet për 100 mijë banorë se sa në çdo vend tjetër të Europës, ndërkohë që policia nuk është më policia e shtetit shqiptar. Është një trupë tërësisht e çoroditur, e cila mbron qeverinë nga populli, ose turret prapa popullit për të marrë ndonjë përfitim. Kupola e Ministrisë së Brendshme funksionon si pikë ndërlidhjeje me krimin. Policia është e shitur, e braktisur, është e rrënuar. Është polica më krahinariste në planetin tokë sot. 95% e drejtuesve të saj vijnë vetëm nga një rreth i Shqipërisë. Shqipëria ka 36 rrethe. Nga ana tjetër, policët shqiptarë, njerëz të zakonshëm, prindër apo djem në kërkim të një pune për të ushqyer familjen apo veten e tyre paguhen me një rrogë mizerabël, paguhen si s’ka më keq sepse edhe me uniformat e tyre bëhet biznes. Ata qëndrojnë në udhëkryqe, dikush me një uniformë ku shkruhet “Policia”, dikush me një uniformë ku shkruhet ‘La Policia”, dikush me një uniformë ku shkruhet “Polizai”, dikush me një uniformë ku ka rënë “P”-ja dhe ka mbetur “olicia” dhe të tërë në pritje të automjetit të radhës për të bërë ndalimin e radhës dhe për të kërkuar bakshishin e radhës. Ju jeni të gjithë dëshmitarë që nëse cilitdo nga ne i shfaqet një kërcënim për fëmijën, për pronën, për familjen, gjëja e parë që bëjmë nuk është të marrim në telefon policinë. Gjëja e parë që bëjmë është të ngremë telefonin dhe të mundohemi të kontaktojmë me miq, me kushërinj, me fisin, më komshinj ose me të fortët e lagjes për të krijuar menjëherë një çetë dhe për t’u mbrojtur nga rreziku që është shfaqur në derën e shtëpisë. Ne jemi të gjithë dëshmitarë që në fshat vazhdon armatimi i njerëzve me çifte për të mbrojtur pronën, për të mbrojtur shtëpinë nga grabitjet. Ne jemi të vetëdijshëm që rritet në shkollat e mesme numri i armëve që futet nëpër klasa. Ne jemi të vetëdijshëm që 45% e nxënësve të gjimnazeve janë të përfshirë në një konflikt fizik, pra e kanë njohur dhunën, në çfarëdo forme që mund të konsiderohet si shfaqe e dhunës. Ne jemi të vetëdijshëm se sot shqiptarët gjendjen e krimit e konsiderojnë të papërballueshme dhe problemin e kriminalitetit e konsiderojnë prioritetin kryesor. E pra, në programin tonë Për një Rilindje Shqiptare lufta me krimin, zmbrapsja e krimit, rivendosja e ligjshmërisë në territorin e Republikës së Shqipërisë, marrja në mbrojtje e çdo individi dhe e çdo prone është prioritet kryesor. Brenda 300 ditësh ne do t’i japim Shqipërisë një Polici Shteti të kthyer në krye të detyrës. Janë të panumërt ata të cilët janë shkolluar, janë trajnuar, janë specializuar jashtë shtetit me paratë e partnerëve tanë ndërkombëtarë apo me shpenzimet e shtetit shqiptar dhe që sot janë rrugëve. Janë po ashtu jo pak ata që edhe pse janë brenda Policisë së Shtetit, ose janë në punë që thjesht marrin një rrogë dhe nuk arrijnë dot të japin çka kanë për të dhënë për t’i shërbyer policisë, ose janë tërësisht të parealizuar brenda përbrenda policisë, ku tradhtohen, shiten operacionet kundër kriminelëve. Shiten nga kupola e Ministrisë së Brendshme. Nisen trupat e operacioneve tërësisht të tradhtuara dhe ndodh që gjejnë përballë kriminelin që i pret dhe godet duke i marrë jetë komisarëve të policisë ose që nuk gjejnë askënd sepse kriminelët janë larguar me kohë pasi kanë marrë telefonatën nga lart. Kjo situatë është shprehja më rrëqethëse e rrënimit të vazhdueshëm që ka ardhur pas marrjes përdore të Shqipërisë nga duart e pretenduara të pastra, por sot tërësisht të zhytura në llumin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të kësaj partie, që lindi si partia e ëndrrave dhe shpresave shqiptare dhe sot është një parti familjare, që punon ditë natë vetëm për të përmbushur ambicie të pashembullta të gllabërimit të lirive, të drejtave, të pronave, të pasurive dhe gjithçkaje që ka mbi tokën shqiptare, në dëm të shqiptarëve. Do doja që të sillja këtu një shprehje që unë e kam shumë për zemër. Është shprehja që e kam dëgjuar nga Damiani. Një shprehje e gjyshit të tij. Një shprehje që e përshkruan si s’ka më bukur atë çfarë është sot me të vërtetë problemi i madh shqiptar. Gjyshi i Damianit jetoi shumë gjatë, mbërriti pothuaj 100 vjeç, pat parë shumë dhe pikërisht në fund të jetës së tij tha: “Shqipërinë më të varfër e kam parë, por Shqipërinë më të çoroditur nuk e kam parë”. E pra, kjo shprehje e thënë në vitet ’90 në periudhën kur po rrënohej sundimi i Saliut të parë, sot është ende më rrëqethëse. Sepse, sot ne jemi përballë një çorodie që shtrohet në të gjithë shoqërinë tonë. Ne jemi përballë një çorodie që ka transformuar tërësisht marrëdhëniet mes njerëzve, duke filluar nga një transformim deformues deri në absurd i marrëdhënieve të qeverisë së këtij vendi me qytetarët e këtij vendi. Një marrëdhënie e deformuar që shkon përpara me gënjeshtra të përditshme, shkon përpara me abuzime të përditshme, shkon përpara me premtime të përditshme që bëhen jo për t’u mbajtur, por për të çoroditur ende më shumë mendjet e njerëzve. Ne kemi sot një çorodi të madhe, që nuk është aspak dhe asgjëkundi e lidhur me ëndrrën që na shtyu të gjithëve për ta ndërruar sistemin.
Sot Shqipëria vuan, sigurisht, varfërinë e madhe, papunësinë e madhe, dëshpërimin e madh social, por në krye të të gjithave Shqipëria sot vuan varfërinë e aspiratave. Ndërruam një regjim që në emër të një aspirate shumë të lartë; të aspiratës Shqipërinë si gjithë Europa; Shqipërisë së qeverisur nga ata që zgjedh populli sovran; të Shqipërisë të udhëhequr në emër të interesit kombëtar dhe publik; të Shqipërisë ku gjithsecili është zot në vendin e vet dhe ku mjafton talenti, aftësia, vullneti i tij për të shkuar përpara në rrugën e lirë të konkurrencës; të Shqipërisë ku nuk mund të ketë fëmijë të cilët mbeten të pashkolluar, madje analfabet; të Shqipërisë ku nuk mund të ndodhë që mësuesit të rekrutohen me teser partie dhe të qëndrojnë në shkollë si tutorë të një kolektiviteti fëmijësh që përdoren për fushata elektorale dhe me radhë e me radhë...
Aspirata e madhe europiane, aspirata e madhe për t’u afirmuar në këtë botë të hapur dhe për të shkuar përpara falë talentit dhe aftësive në rrugën e konkurrencës së lirë, çoi shumë shqiptarë jashtë atdheut. I çoi symbylltas në kërkim të një suksesi të imagjinuar dhe pa menduar fare se çfarë pengesash do të gjenin rrugës. Sot shumë shqiptarë ia kanë arritur. Ne kemi plotë miq, ne kemi plot të njohur që janë shembull i këtij suksesi. I suksesit të një shqiptari që nuk ka pasur asgjë përveç forcës së imagjinatës, talentit dhe vullnetit për të rendur pas ëndrrës së vet në një botë që ishte tërësisht e panjohur për të dhe ku ai ishte tërësisht i panjohur për atë botë. Sot janë mbi 30 mijë kompani të mëdha, të mesme dhe të vogla, që drejtohen nga shqiptarë, pra që janë pronë e shqiptarëve dhe që paguajnë taksa për shtetin italian.
/Shqiptarja.com