E dëgjuat Presidentin sikurse edhe ju thatë që do ta dëgjoni Presidentin meqenëse takimi ishte kërkuar prej Kryetarit të Shtetit . Cili ishte shqetësimi i Presidentit që ju thirri sot në zyrë, emri i Guvernatorit të ardhshëm të Republikës apo kishte edhe çështje të tjera për të diskutuar mes Jush dhe Kryetarit të Shtetit?
Natyrisht që çështja kryesore ka qenë ajo e zgjedhjes së Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë dhe Presidenti ka bërë një ekspoze të mënyrës se si ai ka proceduar deri tani në kuadër të përmbushjes së detyrimit të tij kushtetues, për të propozuar emrin e ri, një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
Dhe në këtë drejtim është mjaft i hapur për të bashkëpunuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje sa më shpejt, në interes të ruajtjes dhe të konsolidimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.
A u fol për emra dhe cila do të jetë procedura nëse mund të zbardhet ndonjë hap konkret për mënyrën se si do të funksionojë më tej marrëdhënia për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës?
Kryesisht u fol për procesin dhe për rëndësinë e vajtjes tek një emër, gjithmonë përmes procesit. Pra jo paracaktimit të një emri, cilido qoftë ai.
A ka mazhoranca një kandidaturë për Guvernator?
Natyrisht që ne do të respektojmë të drejtën kushtetuese të Presidentit dhe shpresojmë dhe do të ofrojmë gjithë bashkëpunimin tonë që ky emër të jetë një garant i drejtimit profesional të Bankës së Shqipërisë dhe i ruajtjes së pavarësisë së këtij institucioni.
Kur flisni për procesin, keni parasysh që sipas Kushtetutës dhe ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, do t’ia lini të zgjedhë Presidentit të Republikës një emër nga anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, apo gjithsesi nuk do t’i shpëtoni dot tundimit për të propozuar edhe ju një dëshirë që keni për një emër të caktuar si mazhorancë?
Në themel të këtij procesi qëndron vullneti i mirë për të garantuar një zgjidhje sa më profesionale dhe që do të ndihmojë në konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë. Është një institucion shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin.
A është ky një proces konsensual deri më tani?
Është një proces vullnetmirë për të shkuar drejt konsensusit.
A u fol për çështje të tjera me Presidentin e Republikës, duke marrë në konsideratë faktin që mazhoranca i ka rrëzuar të gjitha dekretet e Presidentit të Republikës në Parlamentin e Shqipërisë ?
Kryesisht kemi folur për çështje të tjera, për ato që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, por çështja kryesore ka qenë kurorëzimi i këtij procesi për zgjedhjen e Guvernatorit të ri të vendit sa më shpejt, pra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
/Shqiptarja.com