I nderuar Ministër i Shëndetësisë së Kosovës, z. Agani,
Kolegë, bashkëpunëtorë, partnerë, specialist, sipërmarrës, investitorë.
Diskutojmë sot për një temë që të paktën sot, për Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë është tejet e rëndësishme. Sigurisht që e kemi shpallur tashmë publikisht dhe kemi filluar të punojmë për lëvizjen drejt Mbulimit Universal të Kujdesit Shëndetësor.
Të vetëdijshëm se kjo është një sfidë e madhe, besojmë se për të arritur atë çfarë duam, në rradhë të parë, përmirësim të kujdesit shëndetësor për qytetarët shqiptarë, sepse në rradhë të parë besojmë që e meritojnë një gjë të tillë, por edhe kapërcimin e shumë barrierave financiare, ekonomike, gjeografike dhe kulturore që sot ekzistojnë në aksesin e shërbimit shëndetësor, por edhe duke patur parasysh afatet jo të gjata, që çdo mandat qeverisës ka, besojmë se aktivizimi i burimeve të rëndësishme financiare mund të realizohet me një partneritet shumë më të mirë me sektorin privat.
Për ne, sektori privat është komplementar në përmbushjen e qëllimit që kemi. Sigurisht, ne kemi filluar hapat e parë dhe besojmë se publiku është njohur ditën e djeshme, dhe filluam të prezantojmë paketat e para të shërbimeve që Fondi i Sigurimit (FSDKSH) do të kontraktojë për kujdesin e qytetarëve me operatorët publikë, apo jopublikë. Besojmë se kemi bërë një punë të mirë, por në radhë të parë, qeveria ku unë bëj pjesë ka angazhimin që të jetë tejet e kujdesshme në respektimin e marrëdhënieve me sektorin privat.
Nga dje, ne kemi filluar edhe në shëndetësi të shlyejmë faturat e prapambetura prej vitesh, që sipërmarrësit e ndryshëm që na kanë ofruar shërbime, apo na kanë ofruar mallra, kanë me shëndetësinë dhe me Shtetin Shqiptar.
Ne kemi identifikuar disa fusha, ku besoj se ka hapësirë për të zgjeruar partneritetin me sektorin privat, sepse në rradhë të parë, besoj duhet të përfitojmë nga sektori privat nga ajo që ka treguar që është më efiçent. Në fund të fundit, për ne që merremi me politikë, e rëndësishme është efektiviteti i përdorimit të parasë publike, jo thjesht, detyrimisht, mjeti me të cilin kjo para publike përdoret për të dhënë shërbim për qytetarët.
Ne besojmë se brenda vitit do ta zhvillojmë partneritetin publik – privat, konkretisht:
- në kontrollin bazë për popullsinë 40 – 65 vjeç;
- në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës;
- në sistemin e ri të gjurmimit të barnave në zinxhirin e tregëtimit dhe përdorimit të tyre, apo siç quhet ndryshe, sistemi “Track & Trace”;
- në ofrimin në sallat kirurgjikale të Shqipërisë të setit të instrumentave dhe veshjeve njëpërdorimëshe; janë fusha të rëndësishme me të cilat po punojmë.
Njëherazi Ministria e Ekonomisë së Shqipërisë për një ligj të ri për partneritetin publik – privat, sepse besojmë se kuadri ligjor ekzistues nuk krijon hapësirën e nevojshme për të patur dhe zbatuar partneritet publik – privat të suksesshëm.
Besoj se ka ende hapësira të tjera për të lëvruar në shtrirjen më tej të partneritetit publik – privat në shëndetësi, përfshirë edhe thjesht dhe pastër, menaxhimin e institucioneve shëndetësore apo spitaleve.
Por gjëja që më kënaq më shumë është vetë fakti që, organizojmë këtë workshop të përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, sepse ne besojmë, që nga pikëpamja e investimeve në të ardhmen në shëndetësi, sigurisht sipas asaj që ka sovranitet veç Kosovës, e veç Shqipërisë, duhet të ndërtojmë programe afatgjata të përbashkëta.
Kjo vjen nga fakti se është një popullsi me të njëjtën gjuhë dhe kulturë, me profil shumë të ngjashëm demografik, me profil të përafërt epidemiologjik, që do të thotë në një kohë të shtrëngueshme për mjetet financiare publike, do të duhet që me shumë efiçencë të ndërtojmë një plan strategjik duke e parë hapësirën e kujdesit shëndetësor si një hapësirë të vetme.
E diskutova sot edhe para takimit me kolegun Agani, por besoj se shumë shpejt do të krijojmë një Komitet të Përbashkët pune, në mënyrë që të rakordojmë planin e investimeve. Nëse ne do të kemi një qendër kompetence në Kosovë për një patologji të caktuar, ku Ministria e Shëndetësisë e z. Agani janë më përpara, atëherë në Shqipëri, mund të bashkëpunojmë me një gjë tjetër, në mënyrë që këtë hapësirë, burimet e kufizuara që kemi, financiare, materiale dhe sidomos të burimeve njerëzore, të mund t’i përdorim më me efiçencë.
Sigurisht që me sa duket mund të angazhojmë në partneritetin publik – privat fonde financiare, por padyshim duhet të ngulim këmbë në investimin e burimeve njerëzore. Nuk dua të zgjatem shumë, edhe njëherë ju falenderoj për pjesëmarrjen, shpresoj që deri nesër paradite të kemi një ide shumë më të qartë se kush mund të jetë hapësira e këtij partneriteti për vitet e ardhshme dhe të mund të krijojmë një axhendë të përbashkët.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com