Fjala e Ministrit ne hapjen e Projektit “ Gemal – Gender Mainstreamng në Shqipëri

Gjithmonë e më shumë ne po përpiqemi të kemi një bisedë më të hapur me të gjithë partnerët tanë social në kuadër të barazinë gjinore. Jo vetëm për aktivitete apo konferenca, sepse tashmë është një çështje dite në politikën dhe realitetin shqiptar.

Që të kemi diskutime më të hapura për sa realisht gratë dhe vajzat kanë marrë fuqinë e tyre në shoqërinë tonë,  duhet të shohim shifrat zyrtare.

Kemi shumë për të folur dhe besoj se në vendin tonë jemi në një rrugë shumë të mirë për fuqizimin e gruas dhe për barazinë gjinore. Mund të themi që Shqipëria renditet ndër pesë vendet më të mira në BE, për prezencën e zonjave në qeverisjen e vendit. Janë tetë zonja Ministre, sot në Qeverinë Shqiptare, ose thënë më mirë 42 % të Qeverisë. Nqs shohim prezencën e zonjave në Parlamentin Shqiptar, kemi një barazi gjinore të përmbushur me 30%, sipas Kodit Zgjedhor dhe po të shikojmë disa shifra të tjera, për të cilat besoj se na nxjerrin kampion me 50% anëtare zonja në të gjithë Këshillat Bashkiak.  

Sipas disa studimeve të realizuara nga përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, 42% e drejtuesve të bizneseve dhe në administratën publike shqiptare, janë zonja. Pra, ne jemi një nga vendet më përparimtare në lidhje me çështjen e barazisë gjinore. Burrat e kanë pranuar kokëulur pushtetin e grave në Shqipëri. Jo vetëm në elitën vendimmarrëse por edhe në shtëpitë shqiptare, janë gratë ato që drejtojnë.

Ne si një shoqëri që jetojmë shumë me familjen dhe meqë roli i figurës së gruas dhe nënës, ka themele të palëkundshme, kemi pranuar përfundimishte rolin drejtues të tyre.  Gjithashtu, drejtuesit e shoqërisë civile janë në një masë shumë të madhe zonja. Drejtuesit e Universiteteve, janë në një masë shumë të madhe zonja. Vetëm në Ministrinë që unë drejtoj, gratë dhe vajzat zënë një masë mbi 85 %. Ajo që nga ngelet për të bërë akoma më fuqishëm, është që ne të kemi prezencë akoma më të madhe të jetës shoqërore të vendit.

Ne si MMSR, duke bashkëpunuar fort me Pushtetin Lokal, do të punojmë që të kemi një akses më të madh të vajzave dhe grave në politikat e punësimit apo sidomos ato gra dhe vajza që kanë shumë vështirësi të futen në tregun e punës. Me shumë kënaqësi marrim pjesë në aktivitete të tilla, që forcojnë mekanizmat për mbrojtjen e gruas dhe vajzave ndaj dhunës. Sidomos në tre qarqet e përzgjedhura, sepse janë qarqe në të cilat ka jetë sociale dhe zhvillim më të shpejtë.

Nëse p.sh përmendim Bashkinë e Elbasanit, mund të themi që ka një filozofi avangarde në lidhje me shpenzimin e buxhetit dhe energjisë, për mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël e në rastin konkret me shfaqjet e dhunës. Gjithashtu Kryetarja e Bashkisë së Shkodër, ka ngritur që ditët e para të punës së saj, strukturën për mbrojtjen e fëmijëve ndaj dhunës.

Bashkia Vlorë gjithashtu, e cila po merr një zhvillim të madh në zhvillimin e mekanizmave të barazisë gjinore dhe për mbrojtjen e fëmijëve e grave dhe vajzave, nga dhuna. Ne kemi nisur prej kohësh një fushatë të madhe UnëMbrojFëmijët, e cila do të shtrihet në të gjithë vendin.

Edhe pse ne punojmë, edhe pse të gjithë së bashku dakortësohemi, kemi fakte si rasti i Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, i cili shërbeu për të ringritur një bisedë të madhe në lidhje me standartet. Ose, për rastin e ndodhur në mes të Tiranës, që burri i armatosur me armën e Shtetit, i cili duhej të ruante interesat e qytetarëve, shkelte ato të gruas së tij.

Një gruaje që mbrohej nga gjykata për dhunën sistematike që I ushtronte bashkëshorti. dëshmon se jemi ende shumë larg, qëllimin për mbrojtjen e plotë të familjes shqiptare.

Ndaj, ne nuk duhet të ngelemi në kuadër aktivitetesh dhe e them këtë si njeriu më me faj në këtë histori, si përfaqësuesi më i lartë I institucionit që duhet të mbrojë të drejtat e këtyre grave dhe kërkoj gjithmonë e më shumë bashkëpunimin e shoqërisë, reagimin si në rastin e Durrësit i cili duhej të ishte edhe në rastin e Tiranës.

Pra, për ta mbyllur duke falenderuar kooperacionin Italian që na dha mundësinë që të hapim edhe bashkë këtë debat, dua të nxis të gjithë shoqërinë që të jetë kompakte dhe e tërë në reagimin e tij social dhe gjithashtu të jemi pjesë e fushatës UnëMbrojFëmijët, që në thelb ka parandalimin e dhunës duke e penguar atë të shkojë drejt ditës së saj fatale.  

Të jemi barrikadë që ngjarje të tilla të mos ndodhin! 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari