Rreth 2 muaj më parë nisëm pilotimit e projektit të kamerave të Patrullave. Sot këto filmime po përdoren, brenda nesh për të standardizuar punën e Policisë në rrugë, duke bërë analiza dhe trajnime të përditshme. Por dhe duke marrë masa disiplinore, deri në përjashtim nga Policia për të gjithë ata që nuk bëjnë si duhet detyrën.
Por janë pikërisht këto video që patë që na kujtojnë sfidën e modernizimit të infrastrukturës dhe teknologjisë së Policisë së Shtetit.
Në këto 300 ditë, lufta kundër korrupsionit brenda radhëve të Policisë ka qenë prioritet absolut. Janë kallëzuar penalisht 233 punonjës policie për abuzim me detyrën, shifër kjo, deri dje, e paimagjinuar. Ndërkohë që kur morëm detyrën Policia e Shtetit perceptohej si institucioni më i korruptuar në vend. Kemi arritur që brenda 300 ditëve të nxjerrim Policinë e Shtetit nga llumi i korrupsionit dhe të bëjmë atë që deri dje dukej e pamendueshme.
Punonjës policie që bëjnë detyrën pa marrë rryshfet ka shumë, por siç ka edhe punonjës policie që bëjnë detyrën duke rënë në tentativën për të abuzuar me detyrën dhe
duke abuzuar me të drejtën dhe liritë themelore të njeriut. Sigurisht që ka ende korrupsion, dhe lufta për pastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit ndaj atyre që korruptohen, vetëm sa ka nisur. Ne jemi në rrugë të mbarë. Eshtë për këtë arsye që kemi hedhur hapa edhe në ligjin e ri për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, që tashmë quhet Shërbimi për Ankesat e Qytetarëve që sanksionon dritaren e denoncimit permanent për qytetarët, kontrollin dhe llogaridhënien e punonjësve të policisë për shkelje në detyrë, përcaktimi i protokollit të punës dhe standartizimin e procedurave, deri te zgjidhjet inovative nëpërmjet modernizimit të teknologjisë, si kamerat e patrullave që do pasohen me kamera në çdo makine dhe në trupin e çdo punonjësi policie që ka kontrakt me qytetarin, që ta bëjmë praktikisht kulturën e anashkalimit të ligjit nëpërmjet rryshfetit dhe korrupsionit ndaj punonjësit të Policisë.
Në 300 ditë kemi hedhur hapat e para të luftën ndaj amatorizimit dhe sjelljes jashtë standardeve të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Dhe këtu nuk po flas për vepra penale të konstatuara nga punonjësit e policisë, por për sjellje të padenja që, njëlloj, në mos më shumë, cënojnë rëndë figurën e
punonjësit të Policisë dhe për rrjedhojë besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Qendrimi në detyrë, sjellja, komunikimi, lëvizja, veshja, përmbushja korrekte e detyrës, standardizimi, janë të gjitha këto që ulin besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Në 300 ditë janë mbi 700 punonjë policie, ndaj të cilëve është marrë masë disiplinore nga më e lehta, deri te më e rënda, përjashtimin përfundimtar nga radhët e Policisë së Shtetit. Dhe nuk besoj këto shifra i ka dëgjuar njeri më parë, rezultate të tilla në të kaluarën. Rezultate që më së pari dëshmojnë vullnetin tonë për të bërë shërbimin policor model të sjelljes qytetare dhe mbi të gjitha, model të zbatimit të ligjit. Dje nuk kërkohej llogari ndaj punonjësit të Policisë, as për sjelljen, as për rryshfetin, as për praktikat korruptive, sepse shefat ishin ndonjëherë më harbutë sesa vetë punonjësit e Policisë.
Dhe po ashtu, ose ndanin lekët ose drejtonin vetë sipërmarrje korruptive.
Në 300 ditë, kjo është e sigurt, që nuk është më kështu! Kemi shkëputur drejtimin e Policisë së Shtetit nga korrupsioni dhe nga sjelljet e paligjshme, por gjithashtu kemi hedhur hapa të sigurt për të ngritur sistemin që garanton standardet më të larta të shërbimit të punonjësit të Policisë së Shtetit, por dhe në ligjet e tjera të miratuara, edhe në ligjin e Policisë, kemi hedhur kritere rigoroze për përmbushjen e detyrës, kjo e fundit, e konceptuar si mënyra e vetme për karrrierë në Policinë e Shtetit.
Në 300 ditë, publiku i ka besuar Policisë së Shtetit shumë më shumë dhe kjo falë vullnetit tonë për të bërë mëse të qartë se jemi në shërbim të qytetarëve për të garantuar që Policia e Shtetit është vërtet në shërbim të qytetarëve.
Dhe për vetëm 300 ditë, janë 128 mijë telefonata të qytetarëve në numrin 129, janë gati 18 mijë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që do të thotë, qytetarët njoftojnë më shumë Policinë e Shtetit, kërkojnë më shumë ndihmën e Policisë së Shtetit, sepse kanë më shumë besim te Policia e Shtetit.
Dhe në vetëm 300 ditë janë rreth 57 mijë konflikte të zgjidhura me sukses nga Policia e Shtetit.
Janë 100% më shumë, rreth 28 mijë më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjë që do të thotë se qytetarët kanë rifituar shpresën dhe besimin te Policia e Shtetit, se janë gjithmonë e më pak ata që mendojnë se
Policia i tradhton, që Policia nuk vjen edhe po ta njoftosh, që Policia nuk shërben dhe që Policia të lë në baltë!
Pra në 300 ditë kemi bërë ç‘është e mundur që qytetarët të na besojnë më shumë dhe në kaq ditë, kjo sigurisht, duke pasur parasysh dhe të kaluarën, është një arritje kolosale.
Kriminaliteti i fshehur është plaga e vërtetë e shoqërisë sonë! Sepse nga njëra anë qytetarët ende nuk kanë fituar besimin e plotë, por nga ana tjetër, Policia, deri dje, i kishte dhënë të gjitha arsyet për të tradhtuar besimin e qytetarëve.
Për të mos folur për sistemin e drejtësisë që vret çdo lloj nervi qytetar, për të luftuar të gjithë bashkë, bashkë me Policinë e Shtetit kriminalitetin e përhapur në shoqëri.
Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, dhe nuk ka si të ketë mundësi, që për vitin e kaluar në Shqipëri, raportohen krime për 100 mijë banorë, 4 herë më pak se Kroacia, 8 herë më pak sesa Kosova, apo 20 herë më pak sesa Danimarka apo Gjermania! Jo sepse këto vende janë më pak të sigurta sesa Shqipëria, por sepse qytetarët raportojnë gjithçka!
Dhe institucionet kujdesen t’u shërbejnë qytetarëve dhe të zgjidhin gjithçka. Për këtë arsye kemi rritur transparencën në Policinë e Shtetit, kemi forcuar protokollin e punës, kemi ndërmarrë një reformë të gjerë ligjore, në të gjithë kuadrin ligjor për t’u bërë bashkë me qytetarët, në luftën kundër paligjshmërisë në tërësi.
Dhe rezultatet flasin, dhe flasin fort, flasin më shumë fort sesa çdo lloj akuze që mund t’i bëhet sot Policisë së Shtetit.
435 % më shumë është sasia e marijuanës së kapur nga Policia e Shtetit në 300 ditë. Në qoftë se kjo sasi droge do të ishte në treg, dhe do të shitej në treg, vlera e saj do të ishte 2.7 miliardë euro.
Kjo është puna e Policisë së Shtetit në 300 ditë në luftën kundër drogës. Edhe pse pyetja qëndron ende, këto miliarda që sot ka asgjësuar Policia e Shtetit, në cilat duar përfundonin dje?!...
97% më shumë janë personat e arrestuar për trafiqe të paligjshme.
750% më shumë është kokaina e kapur.
66.9% më shumë janë të arrestuar për korrupsion.
Ndër ta gjyqtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe funksionarë publikë gjithashtu të çdo niveli të emëruar apo të zgjedhur, që deri dje ishin të paprekshëm!
Fatkeqësisht jo të gjithë janë në burg sot! Sepse kanë gjetur atë pjesë të sistemit të drejtësisë që ka gjetur gjuhën me krimin!
65 % më shumë janë operacionet policore në luftën kundër korrupsionit, gjë që tregon nxitjen, kryesisht të policisë, për të luftuar vetë fenomenin.
Të kuptohemi, po flasim për kriminalitet të pasur, të pasur në parà. Pasuri e paimagjinueshme në dorë të krimit! Sepse këto vite nuk është bërë si duhet ndjekja dhe ndëshkimi penal, ndaj kriminelëve, të cilët deri më sot janë pasuruar nga paligjshmëritë që kanë bërë për të paguar pastaj drejtësinë!
Vetëm 300 ditë, 10 milionë euro është pasuria e sekuestruar si pasojë e pastrimit të produkteve të veprës penale. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është 400% më shumë.
4.2 milionë euro janë pasuritë e sekuestruara lidhur me asetet kriminale në këto 300 ditë! Kjo është 161 herë më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë!
94 % më shumë pasuri është konfiskuar si aset kriminal.
Ne në fakt kemi Polici të varfër por që i ka kthyer mbrasht, në këto 300 ditë, shoqërisë dhe shtetit, miliona euro!
Por që i ka kthyer mbrapsh këto 300 ditë shoqërisë dhe shtetit miliona euro, duke shmangur ose duke ndaluar ata që kryejnë veprimtari kriminale me kosto të rënda financiare për shtetit dhe shoqërinë 83 % më shumë janë veprat penale në fushën e krimit ekonomik dhe në 300 ditë janë ndaluar 2464 autorë kuptohet të gjithë këta nuk janë sot në burg sepse edhe këta kanë mundur të paguajnë drejtësinë atë segment të drejtësisë që me paligjshmërinë e tyre dhe me pasurinë e paligjshme që kanë fituar kanë mbledhur para për të paguar edhe çmimin e drejtësisë dhe rezultatet flasin përsëri 23 % është ulur numri i vrasjeve, do duhet të vriteshin edhe 28 qytetarë të tjerë që numri i vrasjeve të ishte i njëjtë me atë që ishte gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë kur qeverisnin ata që sot na akuzojnë ne. 46 % janë ulur vjedhjet me armë, 1828 persona në kërkim janë kapur dhe 48.5 % më shumë persona në kërkim ndërkombëtar, janë ulur me 18 % aksidentet me pasojë vdekjen, do duhet të kishin humbur jetën rreth 36 qytetarë që numri i të vdekurve në aksidente të ishte i njëjtë me të njejtën periudhë të një viti më parë kur qeverisnin këta që akuzojnë ne.
Por sfida jonë nuk është t’i mbushim mëndjen opozitës por t’i mbushim mendjen qytetarëve se lufta kundër krimit nuk bëhet dot vetëm, Policia nuk bën dot pa qytetarët pa njoftimin e qytetarëve, pa denoncimet dhe pa bashkëpunimin e qytetarëve.
T’ju marr një shëmbull 6188 patenta ose leje drejtimi janë pezulluar në 300 ditë dhe pavarësisht numrit të uljes së aksidenteve ato prapë mbeten shumë krahasuar me mesataren ose normën mesatare aksidenteve me pasojë vdekjen për 100 000 mijë banorë në BE.
Dhe ky është rasti më i mirë për të kuptuar sesi nuk mjaftojnë masat shtrënguese të Policisë së Shtetit, por duhet të bëjmë të gjithë nga pak për të garantuar një vend më të sigurtë dhe një shoqëri më të sigurtë.
300 ditët e ardhme është sfida jonë e çdo minuti për të fituar besimin e çdo qytetari, sepse një qytetarë që beson më shumë që beson çdo ditë edhe më shumë tek Policisë e Shtetit është forcë shumë e madhe në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kemi sfidën tonë të madhe për të ndërruar përfundimisht perceptimin e qytetarëve të cilët duhet të na besojnë për atë që bëjmë, sfidën e madhe për t’i bindur qytetarët se Policia e Shtetit është në shërbim, e theksoj në shërbim të qytetarëve, sfidë e madhe për të zgjeruar kuptimin shoqëror të luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë sepse kërkojnë patjetër qytetarët të tillë që bashkëpunojnë me Policinë.
Për këtë arsye policimi në komunitet për 300 ditët që vijnë është objektiv madhor i yni duke filluar me punonjësin e policisë në zonë i cili duhet të trokasë në çdo derë të marrë kontakt me çdo qytetarë në zonën që ai mbulon dhe të kthehet në kujdestarin e sigurisë për zonën që ai mbulon dhe bashkëpunimi që ai duhet të ketë me çdo administrator pallati apo ndërlidhës me komunitetin dhe çdo përfaqësues vendor me Policisë e Shtetit, këta të fundit veçanërisht administratori i pallatit në zonat urbane dhe ndërlidhëse me komunitetin, ose kryepleqt në zonat rurale nuk mund ti shmangen më përgjegjësisë që kanë për sigurinë e komuniteteve për të cilët janë caktuar të kujdesen.
Ndaj duke parë dhe ndryshimet ligjore të mundshme si edhe duke përcaktuar protokollet të standarteve të punës dhe bashkëpunimit me institucionet vendore duke
përfshirë madje edhe ndjekje penale përt administratorët e pallateve dhe kryepleqtë që nuk informojnë Policinë për personat që dukshëm konsumojnë vepra penale në zonë e tyre ne duhet ta kthejmë punonjësin e policisë në zonë në qëndrën e sigurisë dhe të bashkëpunimit me qytetarët në zonën që ai mbulon.
Ndërkohë nga ana tjetër po punojmë për policimin virtual ose policin virtual, sidomos në shkolla ose universitete që do të qëndrohet pak a shumë në një komisariat virtual ose digital, të cilët studentët dhe të rinjtë gjimnazistët mund të bashkëveprojnë për të parandaluar dhe luftuar kriminalitetin.
Duke filluar nga shtatori në 300 ditët që vijnë do bëjmë ç’është e mundur të përcaktojmë më shumë një mënyrë pune efektive në zyrat e shërbimit unik për qytetarët, “one-stop-shop”-i policor duhet të japë shërbime të shpejta për qytetarët duhet kursyer koha e punës e punës së policisë, por mbi të gjitha duke kursyer kohën e qytetarit.
Lufta kundër korrupsionit në Polici për 300 ditët e ardhme mbetet një sfidë prioritare sepse nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit në shoqëri në rast se nuk garantojmë që rradhët e policisë të jenë të pastra dhe në
distancë klinike nga çdo praktikë korruptive dhe nga çdo tentativë për praktika korruptive në Policisë e Shtetit.
Sigurisht mbetet sfidë modernizimi dhe teknologjia e Policisë së Shtetit, policia e varfër të luftojë krimin e pasur.
Policia e prapambetur nuk mund të luftojë krimin që sot ka infrastrukturë dhe mjete shumë më të forta se Policia e Shtetit prandaj mbetet sfidë që ne të gjejmë mënyra inovative në ifrastrukturë në dixhitalizim për ta bërë Policisë e Shtetit realisht në forcën që duhet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Rritja e pagave për Policisë e Shtetit ishte sfida që Kryeministri ka këmbëngulur dhe qeveria e miratoi në janar rritjen e pagave deri në 25 % për punonjësit e Policisë së Shtetit duke e konceptuar këtë jo vetëm si shpërblim për sakrificën e punonjësve të policisë por edhe mbi të gjitha si një instrument për parandalimin e praktikave korruptive dhe ne do vazhdojmë në rrugën për të forcuar kapacitetet buxhetore për Policisë e Shtetit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit në veçanti.
Gjithashtu sfidë për 300 ditët e ardhme mbetet numri unik i emergjencës numri 112 duke pilotuar në Tiranë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë ne po synojmë
që qytetarët të marrin vetëm një numër në telefon për çdo llojë emergjence qoftë kjo e sigurisë qoftë kjo e shëndetit apo çdo lloj emergjence tjetër duke përcaktuar protokolle të forta dhe standarte lidhur me përgjigjen ndaj qytetarëve për ndarjen e shërbimit të emergjencës në shërbim të qytetarit.
Ky është sigurisht projekt ambicioz, por duke pilotuar në Tiranë mund të krijojmë kushtet për t’i ardhur në ndihmë sa më shpejt qytetarëve, dhe gjithashtu në 300 ditët e ardhme duhet domosdoshmërisht të forcojmë kapacitetet e shërbimit zjarrfikës në shqipëri.
Kuptohet edhe këtu kërkohet bashkëpunimi me qytetarëve, kuptohet këtu kërkohet bashkëpunimi i sipërmarrve veçanërisht në ndërtimin e ndërtesave të reja për parashikimin e mjeteve që kanë të bëjnë dhe instrumentave që kanë të bëjnë parandalimin dhe luftën kundër zjarrit.
Antitrafiku mbetet sfidë, trafikimi i qënieve njërëzore mbetet sfidë për vëndin tonë, vetëm para pak muajsh DASH-i e nxorri Shqipërinë nga lista e zezë e vendeve me probleme madhore në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, por e nxorri falë përpjekjeve të qeverisë për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore.
Gjithashtu mbetet sfidë edhe krijimi i shërbimit cilësor ndaj qytetarëve në të gjitha që jep MPB dhe Policia në rradhë të parë ndaj qytetarëve.
Të gjitha këto arritje që dëgjuat në këtë raportim të 300 ditë të para të MPB nuk mund të bëheshin kurrë realitet pa sakrificën e secilit prej jush, në MPB, në Policisë e Shtetit e çdo agjensi në varësi nuk mund të bëheshin kurrë pa angazhimin tuaj vetëmohimin tuaj, por sigurisht që sfidat që vijnë përpara janë shumë më të mëdha sesa arritjet që lemë pas.
Unë dua t’ju falenderoj me zemër, ma besoni vërtet, jam krenar që punoj me ju!
Faleminderit!
Redaksia Online