Fjala e PLOTË/ Mesazhi i Ramës në Asamblenë e OKB-së: Nëse do të ecësh shpejt, ec vetëm, nëse do të shkosh larg, ec krah për krah me të tjerë

*Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Zoti President!

Të nderuar delegatë!

Është një nder i veçantë për mua që t’i drejtohem këtij sesioni të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sepse qëndroj këtu si një përfaqësues i një vendi, i Shqipërisë, që aktualisht shërben si anëtare e Këshillit të Sigurimit për herë të parë në historinë e saj.

Kjo përgjegjësi i jep rëndësi të veçantë rolit tonë në këtë organizëm të nderuar e përtej tij. Ne mblidhemi këtu çdo shtator e qysh prej 77 vitesh Kombet e bashkuara vetëm sa e kanë rritur imazhin e tyre si parlamenti i shoqërisë njerëzore, forumi ku i flasim njëri-tjetrit dhe dëgjojmë botën.

Si askund tjetër, bota pikë-takohet këtu, ne ndajmë sukseset dhe përparimet, parashtrojmë problemet dhe sfidat, shprehim shqetësimet dhe frikërat, nxjerrim në pah krizat dhe tensionet, flasim për marrëveshje dhe mosmarrëveshje, por mbi të gjitha sjellim me vete dëshirën e përbashkët për një botë më të mirë.

Në këto thuajse 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një ndryshimi të pa ndërprerë, të një transformimi të thellë, mobilizimi të pashembullt, solidariteti të vazhdueshëm e një domosdoshmërie të gjithëkohshme të nevojës për të punuar sëbashku. Si rezultat, bota ka njohur përparim të pamohueshëm në shumë drejtime.

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Shumë herë kemi qenë dëshmitarë të kthimeve të tmerrshme pas dhe përmbysjeve të progresit. Për fat të keq kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të katastrofave të shkaktuara nga njeriu, politikave të keq konceptuara, për shkak të politikave të ngushta nacionaliste kombëtare, interesave miope të ndezura nga populizmi, nacionalizmi dhe lakmia për dominim. Kjo është arsyeja se pse në këtë vend, në këtë kohë, çdo vit ne bëjmë kontrollin e përvitshëm të shëndetit të botës.

Mund të na krijohet përshtypja ndonjëherë se mund të themi shumë, të njëjtat gjëra e që në mënyrë të panevojshme përsërisim njëri-tjetrin shumë shpesh. Do doja të mos bija dakord me këtë sepse nëse të angazhohesh ndaj paqes dhe sigurisë, ndaj zhvillimit dhe mirëqenies, të ruash të drejtën ndërkombëtare e respektimin e të drejtave të njeriut, të angazhohesh me përpjekje të mirëfillta për të zbutur ndryshimin e klimës nënkupton të përsërisim njëri-tjetrin, atëherë po bëjmë gjënë e duhur.

Zonja dhe zotërinj, për fat të keq këtë vit shpresat e besimet tona janë copëtuar hidhur e garancitë tona janë shkelur nga një luftë e paprovokuar, e pajustifikuar dhe e paramenduar e një vendi kundër një tjetri në kontinentin europian. Agresioni mizor i Rusisë kundër fqinjës së saj, Ukrainës. Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës e popullit të saj, por jo vetëm. Është po kështu, një sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, një shkelje flagrante e kartës së Kombeve të Bashkuara dhe një kërcenim tejet i drejtpërdrejtë ndaj arkitekturës së sigurisë europiane. Është një betejë e hapur midis një tiranie cinike të vjetëruar dhe një demokracie të re në lulëzim.

Ndërkohë që të gjithë ne në mënyrat tona e me mjeket përkatëse përpiqemi individualisht e kolektivisht të projektohemi në të ardhmen, një vend udhëhequr nga deliri i madhështisë që vjen prej kohëve të shkuara ka vendosur të zvarrisë botën pas, të shkojë kundër gjithçkaje që kemi ndërtuar për dekada të tëra. Kjo është e papranueshme!

Ne do vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj, e ashtu si shumë vende të tjera, t’i ndihmojmë në çdo mënyrë që të mundemi që ata të vetëmbrohen. Lufta e tyre është edhe e jona e shpresoj që të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara që ndajnë parimet thelbësore të sovranitetit, të integritetit territorial, të lirisë e të së drejtës për të vendosur në mënyrë të pavarur për të ardhmen pa frikë e pa ndërhyrje. T’i ikësh kësaj beteje përcaktuese midis këtyre parimeve e gjithçkaje që shkon kundër tyre është t’i ikësh detyrës për të mbrojtur veten, për të mbrojtur vendet tona, fëmijët tanë, botën tonë.

Ndërkohë që bota pret që Rusia t’i thërrasë arsyes, të ndalë luftën dhe të angazhohet në bisedime për paqe, vetëm pak ditë më parë Kremlini bëri një zgjedhje tjetër, atë të përshkallëzimit, duke shpallur mobilizim të pjesshëm që do të thellojë konfliktin, do shkaktojë më shumë krime, më shumë viktima, më shumë mjerim, por gjithashtu dhe që do ta turpërojë dhe më shumë Rusinë. Referendume farsë po zhvillohen në disa pjesë të territorit të pushtuar të Ukrainës nën kërcënimin e pushkës. Është e vështirë të imagjinosh që ndokush këtu mund të pranojë në heshtje këtë shpërfillje kaq të turpshme të ligjeve, rregullave, normave, praktikave që qeverisin marrëdhëniet midis shteteve në shekullin XXI. Këto veprime shkojnë përkundër së drejtës ndërkombëtare e jo vetëm. Ato jo vetëm nuk reflektojnë vullnetin e lirë të popullit të Ukrainës, por ofrojnë një spektakël mizerabël të shkëputjes nga gjithçka që na sjell bashkë nën çatinë e Kombeve të Bashkuara. Ne i dënojmë këto veprime të fabrikuara në Moskë dhe nuk njohim asnjë prej këtyre paligjshmërive.

Në botën që duam, pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë streha e atyre që duhet të përgjigjen për veprat e tyre. Shqipëria është plotësisht e angazhuar ndaj llogaridhënies globalisht dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë kudo. Kjo është jo vetëm që të jepet drejtësi për viktimat, por edhe të parandalohen mizoritë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse Shqipëria bën thirrje dhe mbështet punën drejt miratimit të Konventës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit. Ky është një instrument që do të mbushë hendekun e konsiderueshëm në kuadrin aktual ndërkombëtar dhe do të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar për të mbrojtur civilët.

Zoti President, bota nuk ka qenë asnjëherë vend i qetë dhe ka shumë sfida serioze të cilat kanë nevojë të trajtohen në mënyrën e duhur e të menjëhershme. Ne përballemi me sfida serioze, me konflikte të hapura në shumë anë të botës. Shumë vende janë bërë objekt i kapjes së pa tolerueshme të pushtetit me forcë. Terrorizmi mbetet një kërcënim serioz ndaj paqes dhe sigurisë.

Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazi përfshi edhe përmes kërcënimeve të papranueshme bërthamore, do doja t’i kërkoja Asamblesë të përqendronte vëmendjen në një çështje tjetër thelbësore dhe të lidhur ngushtë për ndikimin e jashtëzakonshëm mbi paqen e sigurinë, që është siguria kibernetike.

Ditët e sotme teknologjia është pjesë e çdo aspekti të jetës sonë. Në Shqipëri 95% e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve ofrohen online. Këto sisteme miqësore me përdoruesin kursejnë kohën, energjinë dhe përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme efikasitetin, cilësinë duke qenë edhe instrumentet më të mira për të eliminuar korrupsionin endemik, por korrikun e kaluar Shqipëria qe objekt i një sulmi masiv të paprovokuar kibernetik. E gjithë infrastruktura digjitale qeveritare u gjend në një sulm të përqendruar e të bashkërenduar me synimin e qartë për ta shkatërruar atë, për të paralizuar shërbimin publik e për të vjedhur të dhëna e komunikime elektronike nga sistemet qeveritare, duke krijuar kaos e për të nxitur tensione në vend. Një hetim i thelluar, i gjatë e tërësor i kryer me ekspertizën më të mirë botërore kundër terrorizimit kibernetik ka konfirmuar përtej çdo dyshimi që sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran ishte një agresion i sponsorizuara shtetëror, orkestruar dhe kryer nga Republika Islamike e Iranit. Kësisoj përballur me një shkelje kaq flagrante të normave për një sjellje të përgjegjshme të një shteti në hapësirën kibernetike në një kohë paqeje që përfshin dhe mos dëmtimin e infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun, qeveria shqiptare nuk pati asnjë zgjedhje tjetër, por vetëm të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne shpresojmë që kjo masë ekstreme e detyruar do jetë shembull, edhe parandalues, për këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla të neveritshme kundër shteteve sovrane. 

Ne i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe Këshillit të Sigurimit, të përqëndrohet më seriozisht dhe më konkretisht për të trajtuar sigurinë kibernetike, duke investuar në parandalim dhe duke ndihmuar të gjitha shtetet anëtare që të ndërtojnë qëndrueshmëri e rezistencë. 

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria është anëtare e bashkësisë së Ballkanit, një pjesë e Europës që ka pasur pjesën e saj të një historie shumë të trazuar. Sa përmendet fjala Ballkan, vë bast që në mendjen e gjithkujt vijnë imazhet e njollosura të luftrave të përgjakshme, të krimeve mizore; do kujtoni, me të drejtë, vragat e represionit, shtypjes dhe gjenocidit në Srebrenicë dhe të spastrimit mizor etnik në Kosovë.

Asgjë nga këto nuk është dhe nuk do të harrohet. Llogaridhënia është e pranishme dhe do të vazhdojë dhe ne duhet që të dyfishojmë përpjekjet që të bëjmë të mundur që të ndjekë rrugën e saj e pa penguar. Kjo kërkon angazhim me vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe mbi të gjitha, bashkëpunim midis palëve. 

Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekjeje për paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet, por drejtësia shërbehet me fakte, me prova, me të dhëna dhe jo me trille apo realitet të shtrembëruar. 

Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm, që duhet të jetë një mësim për gjithë botën dhe mbi të gjitha, së pari, për botën demokratike. Në vitin 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një raport, përpiluar nga një parlamentar i zellshëm, i cili mban emrin Dick Marty, e ku akuzohej ushtria e Kosovës për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Zoti Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Europës. Raporti i tij ishte tronditës, e jo vetëm shumë, asokohe, i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovës. Po kështu, u bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i  manifestit për propagandën mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës. 

Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtarisht, por më kot, asgjë, asnjë grimë prove a treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo dikund tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar e të pretenduar të organeve.

E megjithatë, dhomat e specializuara për Kosovën, që u ngritën bazuar në këtë raport, ndërkohë që flasim, kanë arrestuar pa padi presidentin e Kosovës Hashim Thaçin. Ai priti një vit në burgim derisa u akuzua zyrtarisht. Përpiquni ta imagjinoni të gjithë për një moment, presidenti apo kryeministri juaj, udhëheqësi i vendit tuaj që merret nga zyra, çohet në një vend të tretë, mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akt-akuzë zyrtare nga një organizëm i krijuar dhe sponsorizuar nga një komunitet vendesh demokratike e pa gjejeni? As edhe një fjalë e vetme e gjithë akt-akuzës që vijoi nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës për krimin e pretenduar të trafikimit të organeve. Një fantazi e tërë.  Ky është një dështim monumental në nivel ndërkombëtar dhe nuk ka të bëjë me një person, nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës; ka të bëjë me njollosjen e papërshtatshme të një vendi dhe historisë së tij. 

Megjithatë, duke qenë se demokracia e institucionit të saj, mes shumë virtyteve, kanë edhe atë të korigjimit të fajeve dhe gabimeve të tyre, ne mendojmë që dhe shpresojmë që, saktësisht, Asambleja e Këshillit të Europës do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare.  Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo e vërtetë dhe kurrë nuk do ndalim së nderuari ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e tyre dhe për të cilët askush, në emër të askujt, nuk mund të hedhë as edhe një grimë balte.

Zonja e zotërinj, do them dhe disa fjalë për Ballkanin, jo për të shkuarën, por për të ardhmen, atë për të cilën po punojmë të ndërtojmë së bashku në rajonin tonë. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive dhe toksicitetit, por ne në Shqipëri kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur përpara është që ta bëjmë së bashku, me përfitime të përbashkëta si vende sovrane por partnerë të ngushtë, si aktorë kombëtarë të bërë bashkë nga një sipërmarrje e përbashkët, me interesat tona specifike si pjesë e një kuadri të përbashkët që u përgjigjet qytetarëve tanë. 

Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, për të krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, një platformë e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, jo vetëm ne të tre, por për Malin e Zi, për Kosovën, për Bosnjen, për Turqinë, për Greqinë e më tej, një investim për gjithkënd si pjesë e projektit më të gjerë të përbahskët europian.

Mesazhi më i mirë i Ballkanit të Hapur që dua të ndaj me ju sot është që nuk është e nevojshme të  biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të ndërtuar, hap pas hapi, një të ardhme të ndritshme, duke u marrë me mosmarrëveshjet në një mënyrë gjithmonë e më të hirshme e duke gjetur gjithmonë e më tepër arsye, ato të mira, për të zgjidhur edhe mosmarrëveshjet.

Duke forcuar marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe duke ecur përpara për të nxitur bashkëpunimin dypalësh e rajonal, Shqipëria as nuk ka lëvizur e nuk do lëvizë asnjë centimetër nga qëndrimi i saj i palëkundur në mbështetje të nevojës për çdo vend, edhe mes jush që nuk e ka bërë këtë gjë, përfshirë dhe Serbinë, që të njohë Republikën e Kosovës. 

Thënë këtë, është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojë me kurajë drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse paqeje, duke bërë rolin e tyre përkatës për të miratuar një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dialogu nuk ështe vetëm rruga më e mire, por rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këto çështje, sado të vështira të duken dhe sado komplekse të jenë. Mbetem i bindur që Ballkani i Hapur vetëm sa do të ndihmojë të lehtësojë këtë proces për të mirën e të gjithëve, të shqiptarëve dhe të serbëve, të Kosovës dhe Serbisë por edhe për rajonin dhe Europën më gjerë. Zoti president, më lini ta mbyll me një proverbë shumë të bukur afrikane që thotë gjithcka për Kombet e Bashkuara, “Nëse do të ecësh shpejt, ec vetëm. Nëse do të shkosh larg, ec krah për krah me të tjerët”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Levizjet e reja: 27/09/2022 01:11

    Po vijne rrymat e djathta dhe të qendres Rama ka shume mundesi jep dorheqjen në Nentor pasi do zgjidhet Guvernator në perendim ose ndonje pune në OKB si president ! Me pak fjale populli shqiptar nuk e ka inteligjencen e Italise , Italia Gjermania Franca jane 7-8 herë me shume të zgjuar e kuptojne tek ekonomia sesa mirë ka qeveris apo jo dikush! Italia cdo 4 vite kur nuk e arrin objektivin e rrezon qeverine kurse ne shqiperi as analistet as qeveria nuk ndryshojne vetëm bebet ne maternitet lindin dhe rriten asgje nuk ndryshon komplet vend me probleme demokracie ne shqiperi ! Duhet riciklim dhe Kjo ska për të ndodh deri nga 2030-2040

    Përgjigju
  • Da RRAS Lala: 25/09/2022 09:34

    O Arbëror o kok katror mëso Shqip o derri loqevar. Edi Rama burr shteti më 5 gjuh të huaja flet me burrat e shtetit të gjith Botës. Kurse ti o Analfabeti Arbëror që ja mer hajdarin Edi Ramës në goj bën si karalloi o QENI sërb Arbëror.

    Përgjigju
  • Babuli Ta nguli: 25/09/2022 09:14

    O Arbëror që ja kap Edi Ramës hajdarin me dor mëso Shqip o qeni kosovar. Pastaj diskuto o analfabet o debili ler komplet pler.Edi Rama është gjigandi Shqipris jo si ty o Arbërori mi kanalesh i ujrave të zeza. O kosovar rrot kar.

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/09/2022 00:19

    Ty Putini dhe Vucici ta ka zbrazur trurin dhe ta kan zavendësuar me m… o Edvin shkjau shqipfolës o mjeran i çmendur

    Përgjigju
    • populli: 25/09/2022 11:53

      ti qe quhesh ARBEROR nuk je SHQIPE duket dhe nga shkrimi qe nuk shkruan paster SHQIP. sipas meje duhet te jesh serb,grek ose djalli vete dhe duhet te quhesh ARB KARRR se vetem ata qe permenda me siper nuk e kuptojne MADHESHTIJNE e fjaleve qe Rama kryeministri I SHQIPERISE foli ne OKB qe sipas meje nga shpella qe jeton ti nuk e ti se cfare eshte dhe nga bie.. mund te shkruash qe tekstin se ka shkruar ai personalisht por te pakten e lexoj me ze te larte ne OKB. ti dhe shefat e tu je JASHEQITJA e popullit SHQIPTAR ose atij populli qe nuk ja do te miren SHQIPERISE. nuk ka si shpjegohet ndryshe qe (edhe pse me nje qeveri te korruptuar )ne arenen nderkombetare duhet te kemi nje mendje dhe te veprojme si nje trup, por vetem kafshe si ju nuk durojne qe, jo kundershtari por armiku i tyre flet sakt dhe ja rrit vlerat vetes, dhe gjithe te tjereve qe mendojne si ai. fjalimi i tij duhet te futet ne HISTORINE e SHQIPERISE dhe shtetit VELLA KOSOVAR se cdo fjale ishte per te mirat e shteteve tane... dhe se Rama eshte kryeministri me i mire qe ka patur vendi dhe na ka nderuar dhe krenuar ne boten mbare (edhe pse ka bere shume gabime fatmiresisht jo faje te renda,mjafton te kujtosh paraardhesit e tij)

  • Sara: 24/09/2022 19:48

    Si gjithmone Rama jep mesazhe tw bukura duhet te marrin shembull

    Përgjigju
    • AntiTroll: 25/09/2022 11:38

      Lepiji bythen o Sara se po te shijon shume

  • Gresa: 24/09/2022 19:47

    Nje nga kryeministrat me te mire zoti Rama qe po punon shume per shqiperine

    Përgjigju
    • Arbërori: 25/09/2022 00:21

      Serbë nuk jan shqiptarë oj e verbuar, ky punon vetëm për Serbin dhe Rusin ky ështé Edvin shkjau shqipfolës që ju serborusët e Dubai aq shumë…!

  • Anja: 24/09/2022 19:46

    Duhet te kete dialog mes dy vendeve ne menyre qe te formohen marredhenie qe te dyja te kene zhvillim e te ecin perpara

    Përgjigju
  • Era: 24/09/2022 19:43

    Bashkimi ben fuqine seshte kot ajo shprehja

    Përgjigju
  • Geri: 24/09/2022 19:36

    Keni then gjen e duhur sepse sa me te bashkuar aq me te forte do te jene shtetet e botes

    Përgjigju
  • Doni: 24/09/2022 19:36

    Nje shprehje shume e bukur qe vetem Rama i gjen

    Përgjigju
  • Toni: 24/09/2022 19:35

    Rama eshte kryeministri me i mire qe ka pasur vendi yne nder vite

    Përgjigju
  • Albi: 24/09/2022 19:35

    Nje mesazh me shume kuptim qe te gjithe shtetet duhet te rrijn te bashkuara me njera tjetrin

    Përgjigju
  • berti: 24/09/2022 19:35

    ky eshte kryenministri qe na perfaqeson te gjitheve me krenari

    Përgjigju
  • Nuri: 24/09/2022 19:34

    Me bukur skishte si te fliste eshte oratori me i afte i politikes se shqiperise

    Përgjigju
  • herdi: 24/09/2022 19:33

    na ke nderuar me kete qe the shqiperia do ece perpara me ty

    Përgjigju
  • UKNOWN: 24/09/2022 19:33

    Nje nga fjalimet me legjendare te okb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet i detyrueshëm?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana