Fjalimi i parë i ambasadorit të ri britanik, Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar, mik i angazhuar për Shqipërinë! Ne jemi partnerë për përparim

Ambasadori i ri  britanik në Shqipëri Nicholas Abbott fjalimin e parë në Shqipëri zgjodhi ta përcillte me një mesazh përmes rrjeteve sociale

Ambasadori theksoi forcimin e  partneritetin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

 
Unë jam Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri dhe jam shumë i gëzuar të jem këtu për fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja. 

Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë.

Siç mund ta dini, rajoni ma ka fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit. Heroi juaj kombëtar, Skëndërbeu është shembulli i jashtëzakonshëm I dashurisë dhe dedikimit të palëkundur për vendin e tij, duke mishëruar frymën e patriotizmit dhe guximit për të mbrojtur atë që ai beson.

Ne kemi disa evente emocionuese në horizont. Këtë shtator, ne do të festojmë Javën Britanike. Kjo do të jetë një mundësi fantastike për ju që kërkoni të përjetoni pak nga kultura britanike këtu në Shqipëri. Shpresoj se do të na bashkoheni për festimet!

Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. E di që shumë prej jush, veçanërisht brezi i ri, kanë shpresa të mëdha për të ardhmen tuaj dhe atë të vendit tuaj. Mbretëria e Bashkuar i ndan këto aspirata. Ne besojmë në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, demokratike ku vlerat respektohen.

Në muajt e ardhshëm, do të më shihni duke eksploruar vendin tuaj të bukur - nga qytetet e zhurmshme te malet mahnitëse, tek bregdeti i mrekullueshëm, me qëllim që t'ju njoh ju, njerëzit, që e bëni Shqipërinë një vend kaq të veçantë.

Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja, për të ndërtuar lidhje më të forta mes vendeve tona dhe për të shkruar kapitullin tjetër të miqësisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ne jemi partnerë për përparim.

Faleminderit, për një udhëtim emocionues përpara!
 

S.G/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës