SHBA - Rregullorja e Senatit amerikan lejon, që ligjvënësit të flasin deri sa të lodhen. Kështu republikani Rand Paul në përpjekje për të bllokuar konfirmimin e John Brennan në krye të CIA-s, ka folur deri sa është lodhur.
I njohur për prirjet e tij libertariane, Paul tha se ai ishte kundër politikës amerikane e përdorimit të avionëve pa pilot në konfliktet e huaja si dhe kundër atyre qytetarëve amerikanë jashtë shtetit të cilët janë të dyshuar si terroristë.
Rand Paul mori fjalën të mërkurën në mëngjes në 11:47 me orën lokale dhe sipas rregullores gjatë fjalimit nuk lejohet të ulesh.
Fjalimi i tij zgjati 12 orë dhe 52 minuta. Përfundimisht atij i është dashur të heqë dorë nga fjalimi dhe u detyrua të largohet nga salla për të shkuar në tualet.
Fjalimi i Rand Palit zgjati 13 orë, shumë larg rekordit të vjetër cila daton në vitin 1957 kur Strom Thurmon foli për 24 orë dhe 18 minuta për të mbrojtur segregacionin racial.
Komisioni i senatit amerikan për çështje të zbulimit ka miratuar, që i përzgjedhuri i Presidentit Barak Obama, John Brennan të jetë drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), ndërsa Senati pritet të votojë mbi këtë çështje më vonë këtë javë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com