Patriotizëm - Teori dhe praktikë folklorike gjërësisht e përhapur në ditët e sotme që të vë në dyshim gjithçka që të ka rrënjosur edukata familjare dhe ke mësuar në libra seriozë; Vlerat njerëzore, rregullat e jetesës në komunitet, respektin e ndërsjelltë, rrënjët pellazge, prejardhjen ilire, Skënderbeun, pushtimin turk, Ali Pashën, Rilindjen, Pavarësinë, Mbretërinë, Demokracinë, Pluralizmin, Zgjedhjet e lira, lirinë e shprehjes, përkatësinë europiane.
Politikë - Sport popullor mbarëkombëtar me të cilin mund të merren të gjithë. Prej fanatikëve syskuqur të kafeneve të katundeve që u telefonojnë televizioneve në mëngjez për tu bërë thirrje qeverive të botës tu ndihmojë në krruarjen e bythës, deri te çdo bandit, hajdut, mafjoz, halabak, që i shkrep në mendje të bëhet deputet.
Gazetë - Diçka që dihet se çfarë është, por përderisa del me humbje se nuk e blen askush, nuk dihet si dhe pse ekziston, si dhe pse mbijeton.
Televizion privat - Në shumicën e rasteve një barrakë e ngritur prej dikujt që ndërton grataçiela ku gatuhen habere të manipuluara për të shantazhuar qeverinë ti japi leje ndërtimi abuzive dhe favore e paligjshmëri të tjera që njeriu normal nuk është mirë ti dijë.
Militant politik - Shejtanbudalla i paskrupullt, fundërrinë shoqërore, plehër qytetare, në pritje të kockës së ardhëshme që duke zënë hapësirën që normalisht i përket një idealisti të arsyeshëm e çon partinë në greminë.
Hashash - Bimë medicinale kurative ose vdekjeprurëse në varësi të rrethanave kultivimi i të cilës s'dihet pse pengohet përderisa viktimat më të shumta i shkakton nëpër metropolet europiane, ndërsa me paret që mbeten këtu begatohet Shqipëria, janë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtohen vila e të tjera e të tjera.
Analist - Çdo gagaç që politikën e interpreton me të njëjtin fjalor dhe të njëjtën papërgjegjësi si ndeshjen e futbollit.
Opinionist - Zagar i paguar për ta ndrruar pllakën sa herë nuhat erën e llokmës.
Korrupsion - Sëmundje e pashërueshme e tokës arbnore.
I korruptuar - Dikush që s'ka arsye të mos jetë i tillë përderisa gjithë kohën është i rrethuar nga të ngjajshëm.
Luftë - Ndeshje frontale e armatosur. Sakrificë e pakushtëzuar për të mirën e Atdheut. Por halli se ndodh gjithmonë larg. Në vende që nuk i gjen dot. Me të pyetura jo e jo. Por as me Google Earth e as me GPS. Atje ku nuk është e mundur të verifikohet nëse vërtet ka ndodhur. Ku, e shumta, gjen një lapidar me një mbishkrim që flet për sulmin fshehtas nga maja e malit të një çete ndaj një autokolone armike që po shkonte nga një vend në tjetrin. Çeta iku. Autokolona dogji katundin. Lufta është diçka që pasardhësit e Skënderbeut deri më sot, jo nuk e kanë fituar, por, veçse në filmat e Kinostudios, as e kanë bërë, madje as kanë provuar ta bëjnë. Si rezultat, gjatë shekujve territori i tyre vetëm është ngushtuar, dhe vetë ata në numur janë pakësuar.
Roman - Mbi dyqint deri në gjashtqint faqe të shkarrashkruara jo për tu lexuar, vetëm për të bërë një promuovim, për të përhapur një nam, për të marrë ca pare.
Diplomat perëndimor në Tiranë - Nëpunës i emëruar në ambasadën përkatëse ku e ku më i qytetëruar e i shkolluar se diplomatët tanë që janë copa mishi. Kur qëndrimet e këtij nëpunësi nuk pëlqehen, shqipua hakmerret ndaj ndaj tij në mënyrën më skifoze dhe më kontraproduktive të mundëshme; ja deformon fotografinë në Photoshop dhe ja nxjerr në Fejsbuk.
Artist - Gjithkush që thotë se era e blirit e deh, hëna e fut në mendime, tingujt e lahutës dhe lypsarët e rrugës e bëjnë ti ikin lot.
Aktor - Gjithkush që përveçse ka luajtur ca role në skenë hiqet dhe orator, arkitekt, urbanist, antikorrupsionist.
Teatër - Barrakë fashisto-komuniste që pasi zbrazi trutë e shqiptarëve për dhjetra vite, pas pak do shembet.
Shkrimtar - Çdokush që shkruan libra me rrena, historinë e katundit, jetën e manipuluar të xhaxhait dëshmor, kujtime nga luftra imagjinare, dhe ç'i thotë mendja duke ikur rrugës.
Poezi - E shkruar në vargje me të kaluar të lavdishme të cilën sot e lexojnë dhe e mbajnë ment përmendësh ca budallenj njëri prej të cilëve jam unë.
Poet - Një derdimen pa asnjë talent apo frymëzim mbetur ora te gazeta Drita rrotull të cilit nuk mungojnë kurrë ca nga ata që e ngrenë në qiell me komplimenta dhe superlativa duke pirë birrë të ftohtë shoqëruar me salcë kosi dhe panine të ngrohta dhe fshijnë buzët me gazetën Panorama me në faqen e parë fotografinë e kurvit.
Prozë - Grafologji e bërë me shatë e lopatë mbi një ranishte që nuk mund të jetë as vreshtë as ullishtë nga gjithkush që e mban veten për të ndjeshëm dhe të ditur.
Prozator - Grafoman i papërgjegjshëm që shkruan e shkruan pafund, teksti i të cilit ka vetinë e rrallë të jetë i shkrueshëm por jo dhe i lexueshëm.
Thikë - send metalik prej çeliku të fortë dhe të mprehtë që vlen për tu prerë gurrmazin atyre që votën e blejnë.
Hell - Hu' i trashë druri me gunga dhe thepa që vlen për tua shkuar tejpërtej nga poshtë lartë dhe për ti pjekur javash-javash mbi prush ata që votën e shesin.
Votim - Shpikja më e mrekullueshme e njerëzimit, rregullat e të cilës, shqiptarët, po ashtu ai pjesët e pushkës dhe kundragazit të zborrit që i thanë përmendësh me qindra herë, nuk i mësuan kurrë.
Zgjedhje lokale - Fundi i përpjekjeve disavjeçare për të vënë në krye të kopesë çakallin më të ndyrë, më të pabesë, më hajdut, më mafjoz.
Zgjedhje parlamentare - Akti më hipokrit për të vënë të bëjnë ligje ata që janë të parët që nuk i zbatojnë.
Fejsbuk - Vendi më i përshtatshëm për ta paraqitur veten ashtu si s'je.
Instagram - Hale me të gjitha takëmet, brisqe rroje, zorra uji, sapuna, legena, peshqira, ku bëhen selfie aq të përsosura sa mashkullit i heqin çdo kuriozitet për skutat dhe humnerat e thella të femrave që u kushton 1 milionë dollarë 1 qime pridhi.
Komento