FIER- Në katin e dytë të një banese në Fier ka rënë zjarr. Banesa është në pronësi të N. Y., ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Shërbimet policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit, fatmirësisht pa pasoja në banesat e tjera.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Komento