Flakët 'pushtojnë' Shqipërinë, Dom Gjergj Meta: Ata që vënë zjarrin qëllimisht janë vrasës të frikshëm

Ipeshkvi i Dioqezës së Rreshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me vatrat e zjarrit që janë krijuar në një pjesë të territorit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta ka shprehur dhimbjen e tij për dëmtimin e ekosistemit, të cilësisë së jetës, biznesit dhe turizmit.

Ndërkohë që për ata që e vënë zjarrin qëllimisht ai tha se janë vrasës me pagesë të frikshëm. Më tej si vuri në dukje indiferencën institucionale dhe mediatike për zjarret  në Tropojë, Malsi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Mirditë. Sipas tij këtë masakër që po i bëjmë natyrës do ta paguajmë shtrenjtë.

Postimi i plotë:

DHEMBJE DHE ZEMËRIM ...

Ndjehet dhembje e madhe përballë një pylli që digjet, sidomos kur imagjinon që aty ka kafshë, bimësi, jetë të shumëllojshme që merr fund. Dëmtohet ekosistemi, dëmtohet cilësia e jetës, dëmtohen bizneset dhe turizmi. Dhimbja më e madhe është se ndjehesh i pafuqishëm të bësh diçka.

Ndërsa ndjen dhembje, ajo përzihet me zemërimin që shkakton ideja se ekziston një qënie njerëzore që e ka vënë zjarrin qëllimisht. Ai/ajo nuk janë as më shumë as më pak se sa vrasës me pagesë, të frikshëm dhe jetojnë mes nesh çdo ditë.

Ata, apo kush i ka paguar e shtyrë, janë të aftë të djegin gjithçka, edhe njerëz.

Shkakton zemërim indiferenca institucionale dhe mediatike për zjarret në Tropojë, Malsi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Mirditë. Gjithçka për politikën, por jo për natyrën e cila po digjet.

Po e paguajmë dhe do ta paguajmë shtrenjtë këtë pabesi dhe indiferencë ndaj natyrës. Po e paguajmë me pyjet që premë, me ujërat që devijuam, me mijëra HEC-e nëpër çdo shkrep ku ka një burim uji, me ndotjen që po i bëjmë ambientit në çdolloj mënyre, me ndërtimet, me shfrytëzimet pa kritere.

Në këto raste nuk ka nevojë të lëshojë njeri mallkim, sepse mallkimi është vetë natyra e djegur. Ajo klith, bërtet dhe gjëmon e ne frymorët arsyetorë do ta paguajmë shtrenjtë..

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kriminieli: 03/08/2020 13:45

    Jane ndare zonat e influences.Cubat nga shpellat e tropojes kane per qef shtyllat e tenjsonit te larte, ndersa Cubat e maleve te Skraparit po dalin me te rrezikshem, ata djegin jo vetem pyjet dhe kullotat por djegin gjithe shqiprine. ShIKU ne kete kohe duhet ti hapi syte mire nga bijte e Skraparit.

    Përgjigju
  • Lui: 03/08/2020 13:04

    Ashtu eshte vertete. Por ju kleriket per demagogji jeni te paret. Se ju jeni ata qe na propagandoni miresine dhe urtesine dhe edukaten, pastaj nga ana tjeter jeni po prap ju qe kur i pranoni te rrefehen, i thoni shko laj pak duart me "ujin e bekuar " dhe je ne rregull. Edhe ata mafiozet ne Sicili, ishin buon christiani, se ia falte prifti, dhe sa dilnin nga kisha, me detonator ne xhep.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë