Flamurtari firmos me Xhevahir Sukajn, Kukësi e çon Rexhinaldon te ekipi B

Skuadra e Flamurtarit ka bërë një afrim të bujshëm në ditët e fundit të merkatos së janarit. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë arritur marrëveshjen me Xhevahir Sukajn, sulmuesin i cili prej 4 muajsh ishte pa skuadër. Shkodrani e nisi sezonin si pjesë e ekipit të Laçit, por për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit kurbinas doli si lojtar i lirë.

Sukaj do të plotësojë vendin e lënë bosh nga sulmuesi Bushic, i cili pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin te Teuta, ndërsa ende i pagrumbulluar me ekipin vijon të jetë braziliani Danilo Alves, i cili ndodhet në Brazil dhe nuk pranon të rikthehet me skuadrën për shkak të problemeve financiare.

Ndërkohë te Kukësi si të mos mjaftonte barazimi në fundjavë kundër Laçit ka edhe një çështje të quajtur ‘Rexhinaldo’. Sulmuesi mozambikas qartësisht ka qenë i pakënaqur nga afrimi i Vasil Shkurtaj dhe nuk e ka marrë lehtë uljen në stol. Për shkak të kapriçove klubi ka vendosur që futbollisti të stërvitet me ekipin B.

Situata ka shkuar deri aty sa që 28-vjeçari ka kërkuar largimin nga verilindorët, por që nuk u pranua nga drejtuesit. E vetmja gjë e sigurtë për momentin është se nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij në ekipin e parë, por gjithçka do të varet nga sjellja e futbollistit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja