Flamurtari i pandalshëm në basketbollin e femrave, mposht ekipin nga Kumanova në Ligën Unike

Flamurtari i pandalshëm në basketbollin e femrave, mposht ekipin nga Kumanova në Ligën Unike

Flamurtari në basketboll për femra ka korrur një tjetër fitore në Ligën Unike, pasi këtë herë ka mposhtur 85-58 me pikë Bashkimin e Kumanovës. Për rrjedhojë vajzat e drejtuara nga Elona Hasanaj mbajnë vendin e parë në renditje.

Ndeshja në Vlorë ishte e dominuar nga ekipi vendas, që ka zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë. Në 10 minutat e para Flamurtari e ka nisur vrullshëm, duke krijuar diferencë ndaj ekipit nga Kosova. Që në fund të pjesës së parë Flamurtari ka treguar se fitorja do anonte nga ana e ekipit vlonjat teksa është mbyllur me shifrat  48-27.

E njëjta situatë edhe pas pushimit me Flamurtarin që ka vijuar të luajë mirë duke dominuar dhe mbyllur krejt takimin ne shifrat 85-58. Një fitorë që e mban skuadrën vlonjate në krye në një kompeticion të parë të Liges Unike në basketboll për femra ku marrin pjesë tre ekipe shqiptare dhe tre ekipe nga Kosova. Për Flamurtarin takimi i rradhës pritet ndaj skuadrës së Prishtinës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)