Flamurtari në finalen e Ligës Unike, mposht Prishtinën! Trajneria Hasanaj: Bëjmë të pamundurën kundër Partizanit

Flamurtari në basketboll për vajza siguroi i pari finalen në Ligën Unike të Basketbollit ku marrin pjesë katër ekipe, dy nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Vajzat vlonjate mposhtën në gjysmëfinale Prishtinën 83-74 me pikë, në një ndeshje e cila ishte tepër emocionuese, e rivalizuar pafund dhe që krijoi edhe tension.

“Katër ekipet që marrin pjesë në final-four janë më të mirat. Absolutisht ekipe me përbërje të shkëlqyera dhe për rrjedhojë këto ndeshje kështu do shkojnë. Janë të ngarkuara me emocione dhe kështu do shkojnë,”-u shpreh Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

Në finale Flamurtari do ketë përballë Partizanin, që mposhti ekipit e Bashkimit 62-60 në gjysmëfinale. Kjo supersfidë do zhvillohet në pallatin e sportit në Vlorë sonte në orën 19:00.

“Presim një ndeshje të vështirë. E kemi vlerësuar dhe jemi serioz. Do luajmë maksimalisht mirë, por si do dalë do ta tregojë parketi,”-tha Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

Përveç sukseseve në Ligën Unike Flamurtari udhëheq edhe kampionatin vendas të basketbollit për vajza.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës