Flamurtari 'zhytet' në krizë, Vllaznia merr fitoren në Vlorë dhe fluturon në vend të dytë

Flamurtari 'zhytet' në krizë, Vllaznia merr fitoren në Vlorë dhe fluturon në vend të dytë

Nga ndeshja Flamurtari- Vllaznia

VLORË- Vllaznia e Shkodrës mori një fitore të madhe 3-1, pasi mposhti Flamurtarin, skuadër e cila nuk po del ende nga kriza në këtë sezon. Të parët kaluan në avantazh miqtë me Arsid Krujën por vetëm pas dy minutash një bomber shkodran Xhevahir Sukaj ndëshkoi shkodranët duke barazuar rezultatin. 

Në minutën e 44' Fjoralb Deliaj la Flamurtarin me dhjetë lojtarë dhe në pjesën e dytë kuqeblutë me Ndriçim Shtubinën kaluan përsëri në avantazh ndërsa në minutat e fundit fitoren e vulosi Ëenderson në minutën e fundit. Me këtë fitore ekipi i Mirsad Jonuz kapërcen pesë vende, duke marrë provizorisht vendin e dytë në renditje bashkë me Teutën dhe një më pak se Bylisi i Ballshit. Ndërkohë vlonjatët nuk po dalin ende nga kriza e thellë në të cilën janë kapluar. Asnjë fitore në 9 javët e para, dhe dy barazime ndaj Laçit dhe Tiranës në shtëpi po i çojnë bregdetarët drejt rënies në Kategorinë e Parë. 

Shpëtimi i tyre ose vendi i tetë është plot 8 pikë larg dhe duket se Flamurtari është ekipi i madh i radhës, pas Vllaznisë dhe Tiranës që do provojë shijen e hidhur të rënies nga elita e futbollit shqiptar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja