Episodin e radhës të podcastit, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke risjellë dhe njëherë në fokus të gjitha zhvillimet e javës së lënë pas. Një ndër çështjet e trajtuara me prioritet është ajo e projektbuxhetit për vitin 2026, ku përfshihen rritja e pensioneve, pagave në sektorët publikë dhe privatë, përfshirë këtu dhe atë minimale në rang vendi.

Projektbuxheti 2026 – nis zbatimi i rritjes së përvitshme të pensioneve

Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, - e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro dhe të pensionit rural mesatar minimal në 180 euro. 

Reforma e pagave 2026 - rritje pagash për punonjësit

Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, tha Rama.

Shqipëria hodhi një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE me marrjen e dritës jeshile për të çelur zyrtarisht ditën e nesërme grupkapitullin e fundit “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”. Kryeministri Rama vë në dukje progresin unik të qeverisë ndërsa shton se tashmë ngelet vetëm për të kapërcyer pengesat për t’i mbyllur.

17 Nëntor - hapja e grupkapitullit të fundit për negociatat me BE-në.

Një tjetër lajm i mirë i javës, ka qenë lajmi për hapjen e grupit të kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian në 17 nëntor, një moment absolutisht i shumëpritur, por edhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen përfundimisht të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh. Një shpejtësi unike në procesin e të gjitha integrimeve të mëparshme europiane, që do të thotë, asgjë pra nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me mbylljen e kapitujve. Po ndërkohë, ekonomia rritet, pensionet dhe pagat rriten, investimet vendase dhe të huaja shtohen, mbështetja për më të dobëtit dhe për pacientët me sëmundje të rënda zgjerohet, ndërkohë që asnjë taksë nuk parashikohet të rritet dhe puna e institucioneve përmirësohet hap pas hapi”, tha kryeministri.

Kryeministri gjithashtu foli dhe për mbledhjen e parë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë duke vënë në vokus 16 marrëveshjet e ratifikuara ku përfshihen investime në sektorë të ndryshëm jetikë.

Mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri- Itali

Këtë javë kemi pasur edhe mbledhjen e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, në historinë tonë, një ditë absolutisht e veçantë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë, në një Shqipëri dhe për një Shqipëri që sot gjendet në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar.

Mbledhja e përbashkët, një format i mirënjohur për publikun shqiptar, falë mbledhjeve të përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, apo të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut ishte një moment shumë i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit strategjik me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja, të cilat janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm financimesh, projektesh dhe punësh të përbashkëta”, tha Rama.

Rama u ndal dhe në projektin e ri të prezantuar pak ditë më parë, që parashikon që OSHEE të ngrejë pika karikimi për makinat elektrike. Ai e quajti stacion për të shkuar drejt sovranitetit të plotë energjetik.

Nis projekti “OSHEE Charge”- rrjeti kombëtar i karikimit

Këtë javë u prezantua edhe projekti më i ri kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike, një hap i madh drejt të ardhmes, një shërbim i ri publik i kompanisë sonë të shpërndarjes OSHEE dhe një hap tjetër drejt bashkëpunimit me qytetarët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të rritur shpejtësinë përmes së cilës Shqipëria shkon drejt objektivit madhor të sovranitetit energjetik, pa rënduar mbi qytetarët, po përkundrazi, duke iu gjendur pranë si partner në këtë rrugë të përbashkët.

Kjo do të thotë konkretisht që shërbimi i karikimit të makinave elektrike nga OSHEE-ja, “OSHEE Charge” do të ofrohet me të njëjtin çmim që ofrohet energjia elektrike për konsumatorët familjarë në të gjitha rastet kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, ndërkohë që ai do të ofrohet me një çmim të rregulluar dhe të arsyeshëm në pikat që OSHEE-ja do të ndërtojë dhe do të bëjë të aksesueshme për publikun”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
‘Pse besove tek të rinjtë?’, Rama tregon historinë e gjyshes: Më tha ‘po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr’

 

Në një intervistë me investitorë të rinj në fushën e turizmit, Edi Rama tregon përse besoi tek modelet e reja se mund të sillnin risi dhe mund të ndryshonin vendin, kryeministri e shoqëron me një histori nga fëmijëria  e tij për të treguar se asnjëherë nuk e ka humbur besimin.

Rama tregon një të thënë nga gjyshja, e cila i jepte atij për të mësuar, se nëse në jetë nuk ke bërë asgjë për të tjerët, vendi yt nuk është në parajsë, por në ferr.

“E para, arsyeja qe jam në këtë punë, jam sepse besoj. Jam i informuar që kur kam qenë i vogël që vdekja nuk është thashethem, është diçka që do të vijë. Më ka rritur një gjyshe që thoshte ‘do takosh shumë njerëz në jetë, por takimi i fundit është më i rëndësishëm. Në fund do takosh një plak, me flokë të bardha të gjata me mjekër të bardhë të gjatë që është Shën Pjetri. Ai ka çelësat ku do shkosh ti. Do shkosh në ferr apo në parajsë. Edhe ferri dhe paraja ka katet e veta, ka 9 kate ferri nëntokë, parajsa mbi tokë. Do të ulesh përballë atij dhe d të thotë: hë më thuaj kush je çfarë ke bërë? Do i thuash mësova mësimet, mora notat, mbarova shkollën, u bëra artist, bëra veprat, u martova, bëra fëmijë... Çfarë do ti tani? Do të thotë. Ti i paske bërë të gjitha për vete. Dhe këtu ndahet kjo punë. Paradise paradise, po nëse ke bërë vetëm për vete, do shkosh në ferr’.

Ajo që unë besoj është që ti i lë përmes të tjerëve pjesët e tua, lë përmes të tjerëve një pjesë tënden me fëmijët, me dashurinë që jep, me solidaritetin dhe një pjesë tjetër me gjërat që mbeten. Gjëja që ka qenë shtysë e fortë për mua në këtë punë, ka qenë dhe një ndjenjë hakmarrje reale e brendshme që si ka mundësi që nuk paskemi ne mundësi të jemi të barabartë. Sot njerëzit i bëjnë krahasimet me Gjermaninë e Francën. E kemi të bukur atë shprehjen, ‘mos më pyet si ke qen, më thuaj si je’. Unë e ndje gjithmonë atë këshillën e Nënë Terezës, në vend që të rrish duke mallkuar errësirën, ndiz një qiri”, tha Rama.

K.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 16/11/2025 21:12

    E puno,se ngele radiove e televizoreve gjitha diten

    Përgjigju
  • Genti: 16/11/2025 18:50

    Je bere i lodhshem dhe ti po cti besh se ska zgjidhje tjeter. Ti ske me nerva me shok e ke degjeneru me parlament e me adminsistrate vetem me servilat e tu

    Përgjigju
  • Korcari: 16/11/2025 15:03

    Bastard kryeminister shiko administraten llum qe ke e ke cuar korrupsionin ne nivele maksimale dhe tani kerkon rritje rroge.ke perzene gjith rrinine ne emigrim

    Përgjigju
  • Ter: 16/11/2025 11:35

    Nuk me duket se e ke degjuar shume gjyshen...bile fare.

    Përgjigju
  • StavroBobo: 16/11/2025 10:47

    500 euro paga minimale thote ky palloshi! Harron qe te direkt te nesermen e hytjes ne fuqi te ketij vendimi,inflacioni do kerceje akoma me shume se sa eshte diku ne 40%-50%,dhe direkt e zhvlereson rritjen e pages minimale. Nuk e sheh ky qe sa me artificialisht d rrit pagen minimale,aq me pak fuqi blerese kane njerezit?kur do merret shteti me inflacionin,sic merren shtete te tjera ne bote?

    Përgjigju
  • Kuriozitet: 16/11/2025 10:46

    E kishe ndermend porosine e gjyshes kur bere tunelin e Llogorait dhe inceneratoret o gjigand?

    Përgjigju
  • Mihallaq: 16/11/2025 10:44

    O rama i kemi kuptuar te gjita politiken tende por ti po mbahe akoma ame idealistet me shpirte e zemer per te majtet po per generale no stai facendo niente per il popolo in dificolta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?