TIRANE- “Reforma në Drejtësi mbart një rëndësi të veçantë për integrimin dhe unë besoj se pavarësisht vështirësive mazhorancë-opozitë, ajo do të bëhet”. Kështu u shpreh dje raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein gjatë një konference për shtyp, në përfundim të takimeve me përfaqësues të lartë të qeverisë.
Sipas tij, arritja e kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi, është një proces i vështirë, por ai besimin se ajo do të miratohet.
“Është e vështirë për të gjetur kompromisin, por unë besoj se Shqipëria do ta arrijë. Mesazhi që unë do të çoj në BE do jetë: “Pavarësisht vështirësive mazhorancë opozitë, politikanët do ta bëjnë këtë reformë dhe do të ecin para” u shpreh ai.
Fleckestein shtoi se reforma në gjyqësor është më ambiciozja që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. “Një reformë e suksesshme në gjyqësor do lejojë një luftë efikase kundër korrupsionit, thithjen e investimeve te huaja. Kjo reformë është detyra e shtetit kundrejt qytetarëve të vetë dhe jo për të kënaqur BE”. “Kur vij në Tiranë njerëzit e gazetarët presin të sjell mesazhe nga BE, por unë nuk sjell lajme nga BE, por çoj mesazhe në Bruksel”, u shpreh Fleckenstein.
“Pata takime me krerët e shtetit, anëtarë të qeverisë e deputetë, ndërsa ditën e nesërme do të zhvilloj takime me opozitën”, tha raportuesi për Shqipërinë. “Drafti i parë i reformës në drejtësi i është dërguar komisionit të Venecias”, tha Fleckenstein.
Zyrtari i lartë i PE theksoi se politikanët dëshirojnë progresin e vendit drejt anëtarësimit në BE, ndërsa shprehu mbështetjen e Parlamentit Europian në këtë proces.
Ai vlerësoi se qeveria shqiptare ka një program ambicioz reformash, si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe informalitetit dhe se arritjet dhe bashkëpunimi mes palëve, do të reflektohen në progres-raportin e këtij viti, i cili pritet të bëhet publik ditët në vazhdim.
“Qeveria shqiptare ka një program ambicioz reformash dhe këtu dua të ndalem tek lufta kundër narkotrafikut dhe informalitetit. Dua të theksoj se në raportin e BE do të reflektohen të gjitha arritjet në reforma dhe bashkëpunimi mes palëve”, theksoi ai, duke shtuar se “ne e dimë që ka ende punë për të bërë”.
Knut Fleckenstein ka takuar përfaqësuesit e lartë të mazhorancës, si kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, ndërsa me liderin e opozitës, Lulzim Basha pritet të takohet gjatë ditës së sotme.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24Tetor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com