"Ne kemi qenë skeptik që në fillim që një reformë e tillë madje dhe ndërkombëtarët pavarsisht se nuk e kanë shprehur hapur kanë qenë skeptik që një reformë e tillë kaq e madhe që do të sjellë një termet jo vetëm në sistemin e drejtësisë por dhe në atë politik edhe ekzekutiv të bëhej për një periudhe tre mujore"-kështu shprehet anëtari i KLD-së

Por koha e shkurtër nuk është e vetmja pengesë për reformën në drejtësi sipas anëtarit të Këshillit të Lartë të Dretjësisë njëherazi kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha. 
Sipas tij, reforma duhet të ndalet dhe tek mbështetja financiare e gjykatësve për ti krijuar atyre imunitet nga ndikimet politike dhe ato të botës së krimit.

"Deri tani po flitet për reformë por unë jam i bindur që edhe ujë asnjë nga ne nuk ka dëgjuar që për trajtimin e gjyqtarëve çfarë do bëhet Një paketë trajtimi financiar dhe moral të gjyqtarëve patjetër që do të garantojë një drejtësi sa më cilësore për qytetarinë shqiptare."

Për Hoxhën e rëndësishme është që reforma të jetë afatgjatë.

"Në këtë mënyrë reforma do ti mbijetojë kohës dhe do të sjellë një produkt sa më të mirë për qytetarët sepse reforma nuk bëhët për gjyqtarin për të hequr nga puna një gjyqtar apo një prokuror në fund të fundit reforma duhet të bëhet që ti sigurojë qytetarit shqiptar një drejtësi sa më të shpejtë, cilësore dhe sa më të drejtë."-shprehet Hoxha

Ndalur tek vlerësimi i gjyqtarëve Hoxha shprehet se ata e përkrahin cdo nisëm për tu kontrolluar me kushtin që vlersimi i gjyqtarëve të mos jetë selektiv

"Patjeteter duhet të ketë kontroll por kontrrolin ne e kemi theksuar me forcë dhe jemi të gëzuar se dhe Venecia na mbështeti. Kontrolli duhet të jetë mbi bazat të instrumentave të gjithëpranuar."-tha Hoxha

Brënda muajit Janar Gjyqtarët duhet të prezantojnë pranë grupit të punës për reformën në drejtësi opinionet e tyre, opinione për të cilat Hoxha kërkon që të merren në konsideratë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)