Autorësia e fjalimeve të kryeministrit Edi Rama është diskutuar gjithnjë, pasi shpesh mes rreshtave shquhen edhe nuanca artistike. Falma Fshazi është Drejtoreshë në Njësinë e Komunikimit dhe Hulumtimit në Kryeministri, gjithashtu përgjegjëse për fjalimet e kryeministrit.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në TCH, Falma ka theksuar se në momente 'kritike', kryeministri i shkruan vetë fjalimet e tij. Dy janë rastet konkrete që kryeministri i ka përgatitur vetë fjalimet e tij dhe Fshazi i ka rrëfyer në emisionin e mëngjesit.
"Zoti Rama është një shkrimtar fantastik, dhe ka ndodhur shumë herë që të punohet dhe ripunohet një shkrim. Ashtu siç ka ndodhur që të ketë një fjalim, dhe të mos përdoret asnjë fjalë e tij. Në rastin e armëve kimike dhe së fundmi me fjalimin për lojtarët e Kombëtares, pas fitores në Armeni, kryeministri është totalisht autori.” iu përgjigj Falma moderatorëve të emisionit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com