Vrasja e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho nga Vlora vijon të jetë në qendër të medieve italiane por edhe të publikut shqiptar, teksa zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse.
Federico Febbo avokati i Elona Kaleshit, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, e cila është arrestuar ditën djeshme nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor, ka treguar se 36 vjeçarja sipas tij është tronditur nga arrestimi. Ndërkaq ai ka vendosur ti shmangë deklaratat paraprake, dhe të njëjtën gjë sipas tij bëri dhe Elona që të ms fliste pa u njohur me akuzën.
"Në dijeninë time, siç është praktikë në këto momente, zonja Elona Kalesha nuk e konsideroi të bënte deklarata para magjistratit në komisariatin e policisë ku u mor pas arrestimit sepse ne besojmë se është e përshtatshme që para se të bëjmë deklarata është më e saktë që së pari të lexohet dekreti që parashikon masën", ka thënë ai.
Avokati Febbo theksoi se nga gjetja e eshtrave Shpëtm dhe Tauta Pashos, Elona ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesëve por s'është thirrur.
"Klientja ime shprehu gatishmërinë e saj për t'u dëgjuar nga hetuesit për të dhënë një kontribut, por ajo kurrë nuk u thirr. Ky arrestim ngjall befasi dhe madje klienti im u trondit", shtoi ai.
Ndërsa prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elona Kaleshin, e arrestuar për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, "për shkak se ekziston rreziku i arratisjes".
Lajmi kryesor:
Detaje te reja nga hetimet për vrasjen e çiftit Pasho në Itali/ Elona mbante 'peng' vajzën e familjes, i dinte një lidhje me një burrë të martuar
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22